Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 10 Dhjetor 2019

Policia jep detaje për sulmin me vezë ndaj kryeministrit

E Shtunë 29 Gusht 2015 11:39

Policia e Kosovës thotë se gjatë realizimit të lëvizjes në eskortë, afër Komunës së Prishtinës vetura e Kryeministrit të Republikës së Kosovës është gjuajtur me vezë nga disa persona.

Policia duke u bazuar në informacionet e sakta ka pranuar informatën se dy persona të moshës së re kanë lëshuar një qese të mbushur me diçka ( të dyshuar) tek rrethoja e Komunës së Prishtinës.
“Dy zyrtarët policor në detyrë kanë shkuar në atë lokacion për të verifikuar se për çfarë qese bëhet fjalë në mënyrë që të eliminohet dyshimi për ndonjë mjet të dyshuar, dhe aty në ato momente nga dera hyrëse e Komunës ka dalë një person i dyshuar (S. Z.) duke thirrur me zë të lartë, duke fyer, e pastaj edhe duke sulmuar fizikisht zyrtarët policor të angazhuar në detyrë zyrtare. Pasi që i dyshuari në fjalë (S. Z.), ishte mjaft i dhunshëm, dhe si rezultat i sjelljeve agresive ka lënduar dy zyrtarët policor, në asistencë për ta vu nën kontroll janë angazhuar edhe dy zyrtarë të policisë në rroba civile”, thuet në komunikatën e Policisë.

Pas reagimit efikas të policisë i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendrën e mbajtjes për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore./KP/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.