Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Mbi 1 milion kosovarë vizituan Shqipërinë vetëm gjatë korrikut

E Hënë 31 Gusht 2015 10:08

Në tre vendkalimet kufitare drejt Shqipërisë, Vërmicë-Morinë, Qafë e Prushit dhe Qafë e Morinës, sot pas orës 00:09, edhe në kushtet e fluksit të lartë që vazhdon, nuk ka pritje e kolona në hyrje-dalje.

Në Vërmicë, vendkalimi kryesor nëpër autostradë, në këto momente, në dalje drejt Shqipërisë nuk ka kolona e pritje, e në hyrje drejt Kosovës kalohet për më së shumti 5 -10 minuta në kolonë vetëm 20 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, në pikat kryesore kufitare me shtetet tjera, drejt Serbisë në Merdare në dalje pritet 30-60 minuta në kolonë 1 kilometër, drejt Maqedonisë në Han të Elezit pritet 2-5 minuta pa kolona, drejt Malit të Zi në Kullë pritjet janë 2-5 minuta në kolona 20 metra.

Në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, në korrik 2015 ka pasur më shumë se një milion (1023970) hyrje dalje të personave, afër gjysmë milioni (481933) apo afër dyfish më shumë se në korrikun 2014, kur kishe 542037 hyrje-dalje.

Në qershor 2015 ka pasur gjithsejtë 500 288 hyrje-dalje të personave, sipas të dhënave të njoftuara ekskluzivisht për ATSH nga Policia e Kosovës.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.