Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Arrestohet kërcënuesi i djalit të Isa Mustafës?

E Hënë 31 Gusht 2015 11:03

Djali i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Besniku kishte bërë të ditur dje se ishte kërcënuar nga një person të cilin ai e quante “aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sipas Besnikut, personi që e kishte kërcënuar quhej Alban Morina dhe se fjalët e tij kërcënuese ishin këto: "Kena me ju kall me benzin, nga sot po te them ruje koken mos u end shlir".

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme, nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë mohuar akuzat se kërcënimi të ketë ardhë nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Çdo raportim që një aktivist i VETËVENDOSJE!-s e ka kërcënuar ministrin apo djalin e kryeministrit është plotësisht i pavërtetë”, kishte qenë reagimi i VV-së.

Përkundër këtyre, siç ka bërë të ditur një lexues i Telegrafit, personi i cili ka kërcënuar djalin e kryeministrit, përkatësisht Alban Morina, është arrestuar rreth mesnatës në shtëpinë e tij në fshatin Rixhevë, nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.