Në Kosovë mbi 112 mijë persona jetojnë me social
E Hënë 31 Gusht 2015 13:51
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për TM2 2015. Sipas tyre rezulton se numri i familjeve, të cilat kanë përfituar ndihmë sociale në tremujorin e dytë (TM2) 2015 ka qenë 26 947, me gjithsej 112 563 anëtarë.
Krahasuar me TM2 2014, numri i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 2 825 familje, ose shprehur në përqindje 9.5 për qind.
Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës në TM2 2015 ishte 128 190. Krahasuar me TM2 2014, numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës është më i madh për 8 663 ose shprehur në përqindje 7.2 për qind, ka njoftuar ASK-ja raporton Telegrafi.
Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës në TM2 2015 ishte 39 047. Krahasuar me TM2 2014, numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës është më i madh për 1 711 ose shprehur në përqindje 4.6 për qind.
Numri i fëmijëve të braktisur në TM2 2015 ishte 7. Krahasuar me TM2 2014, numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël për 4 ose shprehur në përqindje 36.3 për qind.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.