Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Gusht 2019

Krasniqi: Opozita e bashkuar duhet të reflektojë besim për ndryshim

E Marte 08 Shtator 2015 13:23

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se mendimi i anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk duhet të vlerësohet si një mëkat.

Sipas Krasniqit, idetë e kundërta i dhënë shpirt e jetë demokracisë dhe i shpien proceset përpara shoqërore e ekonomike.

Jakup Krasniqi, gjithashtu, ka shtruar edhe disa “pyetje” për pozitën e opozitën.

“Opozita duhet të çlirohet nga egoizmi, ajo duhet të bashkoj çdo ide, mendim e veprim opozitar me parti e pa parti. Ndryshimi, zhvillimi, qeverisja e mirë dhe shteti i se drejtës duhet të jenë qëllimi, nëse opozita donë t’i shërbej publikut dhe Republikës”.

Ja shkrimi i plotë i Krasniqit:

OPOZITA E BASHKUAR DUHET TË REFLEKTOJ BESIM PËR NDRYSHIM

Dje ndoshta shoqëria jonë u mur shumë për një mendim ndryshe në subjektin politik të VV-së, thua se individi është mëkat të ketë mendim disonant nga partia e tij edhe kur mund mos t’ia qëlloj?! Duke harruar se idetë e kundërta i dhënë shpirt e jetë demokracisë dhe i shpien përpare proceset shoqërore e ekonomike. Heshtja e servilizmi të gjithë e pamë se ku të shpie!

Mos të harrojmë se shoqëria është demokratike aty ku ka:

- Sundim të ligjit,

- Ekonomi konkurrente,

- Tregti të lirë,

- Ndarje te pushteteve,

- Liri individuale të njeriut e të grupeve etnike,

- Media të lira, profesionale e oponente ndaj pushtetit,

- Mendim e ide konkurrente, pa kornizat partiake, ku dikush nga opozita mund edhe të mos pajtohet me veprimin opozitar për heqjen e rrethojave dyfishta! Të cilën gjë edhe e quan “pasqyrë jo e mirë”?! Për ketë opozitar, grilat e dyfishta janë “demokratike” dhe pasqyrë e “shkëlqyer”?!

- Është interesant, pse dikush nga pozita, nuk pat mendim të lirë dhe guxim intelektual për të thënë: Rrethojat mbi rrethoja nuk është pasqyrë e mirë as për shqiptarët e as për demokracinë tonë të brishtë e as për shtetin?! Nuk tha se me ato grila mbi grila, ndërtesa e qeverisë po ngjason me kopshtin zoologjik?! Nuk thanë: mos e keqpërdorni policinë e gjyqësorin për të përndjekur opozitën?! Pse kaq shumë frikë për të thënë të vërtetën?

- Pse dikush nga pozita nuk tha:

Ku u treten gati 10.000 km2? Pse lejuat sovranitetin e dyfishtë në Kosovë? Po Zajednica? Pse me bisedime po e bëni Serbinë hisedarë në pasurinë e Kosovës? E të ngjashme. Ndoshta pse pozita duhet jetë unike edhe kur dëmtohet rëndë sovraniteti i shtetit?! Qeveritarët tanë i dhanë impulse Serbisë në drejtim te integrimeve?! Kosovës ia lan getoizimin. Ajo nuk mori asnjë infuzion?!

- Pse pozita duhet të jetë kaq unike? Përgjigja mund të jetë: Pse mendimi, besa edhe veprimi për shkak te interesave “private te qeveritarëve” duhet të kenë mendim uniformë!

- Pse opozita është kaq e çakorduar?

Përgjigja: Pse debati ende nuk është vërë në shërbim te ndryshimit te qeverisjes e të shtetit të se drejtës, por në shërbim te liderizmit jo serioz?! Opozita duhet të çlirohet nga egoizmi, ajo duhet të bashkoj çdo ide, mendim e veprim opozitar me parti e pa parti. Ndryshimi, zhvillimi, qeverisja e mirë dhe shteti i se drejtës duhet të jenë qëllimi , nëse opozita donë t’i shërbej publikut dhe Republikës.(sic) /Telegrafi/ 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.