Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Hiqen pikat e vëzhgimit, “Civilna Zastita” ende aktive

E Mërkurë 16 Shtator 2015 09:37

E ashtuquajtur “Civilna Zastita”, një organizatë paralele e armatosur në veri të Kosovës, është aktive dhe më e mobilizuar, ndonëse Qeveria e Kosovës, në veçanti ministrja për Dialog, Edita Tahiri, disa herë kanë konfirmuar se ajo është shpërbërë, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, më 26 mars të këtij viti.

Këtë bindje e kanë pothuajse të gjithë qytetarët e Mitrovicës, të cilët, siç thonë, “i shohin për çdo ditë në veprim pjesëtarët e ‘Civilna Zastita’-s”.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal kanë deklaruar se rekrutimi i pjesëtarëve të “Civilna Zastita”-s është duke u bërë në kuadër të ministrive dhe agjencive ekzekutive të Qeverisë së Kosovës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilat i ka bërë publike sekretari i përgjithshëm i kësaj Ministrie, Besnik Osmani, për 320 pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” ka përfunduar procesi i selektimit.

Por, vetëm 105 prej tyre tashmë kanë filluar punën dhe angazhimet e tyre në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, në agjencinë e emergjencave, si dhe në sigurim, në Burgun e Mitrovicës në veri. /Zëri/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.