Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Mustafa kërkoi anulimin e kontratës me djalin e tij

E Mërkurë 16 Shtator 2015 12:13

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se ai nuk ka pasur asnjë informatë për rregullimin e një makine të Qeverisë e cila ka pasur garancionin në të njëjtin servis, por që është mirëmbajtur në servise tjera. Mustafa tha se ai ka kërkuar që kjo kontratë të ndërpritet.

Kreu i ekzekutivit ka fol edhe për nivelin e korrupsionit në Kosovë pas publikimit të disa të dhënave nga shoqëria civile.

Ai në mbledhjen e Qeverisë tha se perceptimi për korrupsionin nga qytetarët del të jetë i lartë çka po ndikon në ndërtimin e një shteti ligjor dhe integrimit të Kosovës në BE dhe organizma të tjera ndërkombëtare.

Mustafa u ka kërkuar të gjithë ministrave që të punojnë që në mënyrë që eliminojnë çdo lloj korrupsioni në dikasteret që udhëheqin. Derisa është shprehur i kënaqur që për tetë muaj të Qeverisë së tij nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive, raporton KP.

Mustafa ka përgëzuar disa prej ministrave që nuk kanë nënshkruar kontrata, të cilat kanë dyshuar se nuk janë respektuar procedurat në mënyrë të rregullt.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.