Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 18 Tetor 2019

Shqetësuese, sipas të rinjve, gruaja e ka vendin në shtëpi!

E Mërkurë 16 Shtator 2015 12:15

Partitë politike kanë nënshkruar sot një deklaratë ku janë zotuar për rritjen e përfshirjes së grave në proceset zgjedhore.

Kjo deklaratë është bërë nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim.

Leon Malazogu, si nikoqir i këtij aktiviteti theksoi se perceptimi tek moshat e reja lidhur me përfshirjen e gruas në proceset vendimmarrëse është shqetësues dhe një alarm për shoqërinë pasi që sipas grupmoshave 15 – 18 vjet gruaja e ka vendin në shtëpi, raporton KP.

Valdete Daka nga Komisioni Qendrorë Zgjedhor (KQZ) tha se përfshirja e grave në procesin zgjedhor dhe pjesëmarrja e tyre përveç që është një obligim që duhet kryer ndihmon edhe në demokratizimin e shoqërisë dhe funksionimin më të mirë të saj.

Ndërsa partitë politike shqiptare dhe jo shqiptare u zotuan se do të punojnë më shumë në përmirësimin dhe përfshirjen e gruas në proceset zgjedhore, duke thënë se kjo nuk është një favor që i bëjnë gjysmës së popullsisë së Kosovës, por është një e drejtë që u takon atyre.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.