Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 20 Maj 2019

Komandanti i KFOR-it turk konfirmon mbështetjen për Mamushën

E Mërkurë 16 Shtator 2015 15:20

Komandanti i KFOR-it turk, Saim Bağcı gjatë vizitës në Mamushë është takuar me kryetarin e komunës, Arif Bütüç dhe ka shpërndarë dhurata për nxënësit e shkollës 'Anadolu'.

Në takimin e zhvilluar në Komunë, kryetari Bütüç ka njoftuar mysafirin e tij me angazhimet dhe aktivitetet e pushtetit lokal.

Bağcı duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë ka theksuar se ndjek nga afër aktivitetet e suksesshme të kësaj komune dhe se KFOR-i turk në kuadër të mundësive që ka do të ofrojë mbështetjen e duhur.

Pas takimit në komunë, Bağcı dhe Bütüç kanë vizituar punimet në ndërtimin e rrugës Mamushë-autostradë, që po realizohet me përkrahjen e KFOR-it turk. Bağcı ka premtuar vazhdimin e përkrahjes edhe në këtë drejtim. 

Ndërkohë Bağcı ka vizituar edhe shkollën 'Anadolu', ku ka shpërndarë çanta dhe materiale shkollore, për 90 nxënës turq dhe 6 shqiptarë të klasës së parë. 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.