Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Afera e stentave mund ta çojë Aganin në bankën e të akuzuarve

E Shtunë 19 Shtator 2015 14:03

Ish-ministri i shëndetësisë, tash Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, shumë shpejt mund t’i shtohet listës së zyrtarëve të lart shtetërorë, të cilët janë përballë me drejtësinë.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, bashkë me disa mjekë dhe biznesmenë të dyshuar për përfshirje në aferën me stenta shpejt, mund të përballen me aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Zyrtarë të Prokurorisë Speciale të Kosovës i kanë thënë arbresh.info se ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani vazhdon të jetë nën hetime lidhur me skandalin e stentave.

“Ju informoj se hetimet kundër të pandehurit Ferid Agani janë duke vazhduar dhe ende ka kohe deri te përfundimi i fazës së hetimeve. Prokuroria do ta njoftoj opinionin publikë në momentin që do të përfundojnë hetimet për këtë rast”, është shprehur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Liridona Kozmaqi.

Ndërkohë, Prokurori Special i rastit muaj më parë pati pranuar se ia ka dalë që të mbledhë provat e nevojshme që dëshmojnë fajësinë e të dyshuarve.

Prokuroria Speciale madje pati paralajmëruar edhe ngritje të aktakuzës kundër disa të pandehurve dhe për disa vepra penale të ndryshme.

Përveç kësaj, Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimet në këtë rast, në të cilin përveç mjekëve, si të dyshuar për përfshirje në këtë skandal përfshihen edhe njerëz dhe biznese të tjera.

Ndryshe, skandali i stendave është i lidhur me mjekët të cilët dyshohen se janë përfshirë në mashtrime të pacientëve me stenta, duke i dërguar këta të fundit nga QKUK-ja në klinika private.

Të dyshuar në këtë rast janë ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, mjekë të QKUK-së dhe të disa klinikave private që veprojnë në Kosovë, përfshi Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocaogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Elfedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra.

Ndërsa në tetor bëhet një vit që kur Policia e Kosovës pati arrestuar 9 mjekë si dhe pati intervistuar ministrin e atëhershëm te Shëndetësisë, Ferid Agani bashkë me sekretarin permanent të kësaj ministrie, Gani Shabanin. /Arbresh.info/Telegrafi/


 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.