Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Kongresi i UEFA-s voton në mars për Kosovën

E Shtunë 19 Shtator 2015 14:22

Vjen dhe lajmi i pritur nga komiteti ekzekutiv i Federatës evropiane të futbollit, i cili delegon çështjen e pranimit të FFK-së në institucionin e vet më të lartë.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-së ka debatuar në Maltë për rastin e Kosovës nën pikën e rendit të ditës "të ndryshme".

Megjithatë vendimi i KE të UEFA-së është tejet i rëndësishëm për Federatën e futbollit të Kosovës (FFK) dhe për gjithë adhuruesit e futbollit në Kosovë.

Sipas vendimit zyrtar të lëshuar nga UEFA-ja çështja e pranimit të FFK-së do t'i lihet për shqyrtim në organin e saj më të lartë legjislativ në Asamblenë e ardhshme, e cila edhe është e thirrur për pranimin e anëtarëve të ri, sipas statusit të UEFA-së.

"Është bërë pranimi i kërkesës së Federatës së futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA dhe do të vendoset për vendimin e pranimit në kongresin e rregullt të UEFA-së më 2016", thuhet në njoftim.

Duket se vullneti i mirë ka mbizotëruar këtë herë në UEFA, e cila ka vendosur që të drejtat esenciale njerëzore për lojë t'i marr parasysh, para nenit famoz të vitit 2001, prej kur anëtarët e ri (shtetet) duhet të jenë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.