Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Bëhet rikonstruimi i vendeve të vrasjes së shqiptarëve

E Hënë 21 Shtator 2015 10:27

Përfaqësues të ligjit në Kosovë bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, kanë qenë të hënën në disa lokacione që ndodhen në veri të Mitrovicës.

Ata kanër t rikonstruuar ngjarjen në lidhje me vrasjen e shqiptarëve gjatë vitit 2000 në këtë pjesë të qytetit.

Me kërkesë të prokurorisë së EULEX-it, Drejtoria e Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut të Mitrovicës ka asistuar në ofrimin e sigurisë, në mënyrë që rikonstruimi i vendit të ngjarjes ku dyshohet se kanë ndodhur vrasjet, të zhvillohet pa probleme.

Pritet që pasdite rikonstruimi të vazhdojë edhe në jug të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën ‘Mehmet Gradica’ dhe ‘Ahmet Selaci’ ku janë vrarë dhjetëra shqiptarë gjatë vitit 1999.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, gjykimi rreth këtyre ngjarjeve ka filluar më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa të dyshuar janë Oliver Ivanoviq, Dragolub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq si dhe Aleksandar Llazoviq.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.