Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Aksident në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë, vdes motoçiklisti

E Hënë 21 Shtator 2015 10:40

Një person ka vdekur në një aksident të rëndë, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë në fshatin Gracë, njofton KTV. Një makinë është aksidentuar rëndë me një motoçiklete. Policia është ne vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ai ka shtuar se policia po kryen hetimet, ndërsa ende nuk dihen shkaqet të cilat çuan tek aksidenti.

Të rikujtojmë se një aksident i rëndë ka ndodhur edhe dje në orët e mbrëmjes, të së dielës, në vendin e quajtur “Te rrethi”, në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar 11persona. Policia ka thënë se një nga të lënduarit është në gjendje kritike. Bëçhet fjalë për një grua, shtatzënë.Të lënduar ishin duke pritur autobusin derisa një veturë e tipit “Audi” i ka goditur ata.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.