Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

OKB: Për çdo vit Shqipëria furnizon Kosovën dhe Serbinë me 100 tonë drogë

E Hënë 21 Shtator 2015 10:49

Bandat serbe dhe shqiptare ne Zvicër sot janë më aktive dhe kanë bashkëpunim më të mirë të kontrabandës se drogës.

Nga ana serbe, trafikantët e drogës në Zvicër i prijnë kryesisht ata nga Nishi, të cilët zakonisht gjenden si turistë dhe “studentë”. Ndërsa raporti i fundit OKB-së flet se për çdo vit nga Shqipëria në Kosovë dhe Serbi hynë mbi 100 tonë drogë?!

Policia për çdo vit arreston nga 20-25 serbë nga Nishi për trafik droge. Këta e kanë pranuar edhe helvetikët, ku sipas tyre, për çdo vit në Zvicër arrestohen nga 20 persona nga Nishi apo mbi 100 persona nga vendet e Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, serbët janë dileret dhe patronët e trafikut të drogës dhe heroinës në këtë vend.

Sipas policisë, të shumicën e rasteve tregtarët serbë nuk janë banues në territorin e Zvicrës por ata janë turistë apo në shumë raste edhe si studentë të regjistruar në kolegje të ndryshme sa për të pasur statusin e studentit, në fakt një lloj “justifikimi” për të qëndruar në Zvicër.

Sipas policisë, Nishi konsiderohet sot një nga pikat kyçe e kontrabandës së drogës në Ballkan, në drejtim të Zvicrës dhe vendet tjera evropiane.

Rruga e Ballkanit e trafikimit kryesor e drogës nga Afganistani, Pakistani dhe Turqia në vendet e BE-së dhe Zvicrës nis nga Nishi pikë kjo kyçe e kontrabandës së drogës për shkak të pozicionit të saj gjeografik që lidh Serbinë me Shqipërinë si dhe Kosovën dhe Bullgarinë, thuhet në një raport të policisë. /indeks.mk/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.