Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Kurbanët mund të prehen vetëm tek tregu i kafshëve

E Hënë 21 Shtator 2015 13:23

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht sektori Veterinar - Sanitar i Drejtorisë së Inspekcionit, njofton të gjithë qytetarët e Prishtinës të cilët planifikojnë që për festën e Kurban Bajramit të presin kurban, se ky ritual do të lejohet vetëm në tregun e kafshëve, i cili gjendet në Kodrën e Trimave, në dalje të qytetit.

Komuna njofton se zyrtarët e Drejtorisë së Inspekcionit do të jenë në teren gjatë datave 21, 22 dhe 23 shtator dhe do të inspektojnë të gjitha tregjet e qytetit.

“Çfarëdo tentimi për prerje të kurbanit në lokacione të tjera, si p.sh. Tregu i Gjelbër, ai i Ulpianës apo vende të tjera, do të pamundësohet dhe do të iniciohet procedura për kundërvajtje”, thuhet në njoftim, shkruan KP.

Komuna thotë se tregu i kafshëve është lokacioni i vetëm që i plotëson kushtet minimale për kryerjen e këtij rituali, andaj ftojmë qytetarët që ta respektojnë këtë vendim.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.