Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 12 Dhjetor 2019

Tërnava: Na presin sfida që kërkojnë urtësi

E Mërkurë 23 Shtator 2015 12:20

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur vërejtjet e tij rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se drafti që është miratuar në Qeveri ditë më parë nuk është ai që ka pritur Bashkësia Islame e Kosovës. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Tërnava ka thënë se BIK-u dëshiron një ligj që njeh fetë, bashkësitë fetare tradicionale dhe njeh trashëgiminë shpirtërore që është krijuar me shekuj në Kosovë.

“Mendoj se tani e tutje do të angazhohemi që me të gjitha grupet parlamentare dhe me të gjithë partnerët e interesuar t’i korrigjojmë disa gjëra dhe të miratojmë një ligj që njeh fetë të ne, njeh bashkësitë fetare tradicionale, që njeh dhe ruan trashëgiminë shpirtërore, kulturore e fetare të krijuar këtu e shekuj më herët, që njeh e ruan virtytet e kultivuara nga bashkësitë fetare siç janë mirëkuptimi, toleranca, harmonia e mirëbesimit, si dhe një ligj që njeh dhe ruan sistemin unitar të bashkësive tradicionale të ne”, ka thënë Tërnava.

Ai ka shprehur përkrahje për miratimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, duke thënë se me këtë dokument dëshmohet më së miri se institucionet tona kanë kuptuar misionin e tyre për ta mbrojtur dhe ruajtur popullatën dhe të rinjtë nga rrugët dhe shkaqet që çojnë te ekstremizmi i dhunshëm, që shpijnë në terrorizëm.

“Ne gjithherë kemi qenë kundër interpretimit të ngushtë të mësimeve e parimeve fetare. E gjithë veprimtaria jonë institucionale është në funksion të parandalimit të ekstremizmit, çfarëdo qoftë ai dhe ngado që vjen”, është shprehur Tërnava.

Myftiu ka folur edhe për refugjatët sirianë, duke i ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të bëjnë çfarë të munden për strehimin e tyre.

“Është urdhër fetar, është humane, e njerëzore që të strehosh, të ndihmosh e të përkujdesesh për të përnderuarit. Ne si shoqëri e kemi kaluar këtë katrahurë para më shumë se një dekade e gjysmë. Apeloj tek të gjithë që të ndihmojnë brenda mundësive dhe të solidarizohen me refugjatët sirianë. Ne si shtet, si popull, nuk kemi mundësi të bëjmë shumë në këtë drejtim, por assesi nuk guxojmë të jemi indiferentë e të mos e bëjmë atë që kemi mundësi”, ka thënë Tërnava.

Myftiu Tërnava ka thënë se Festa e Kurban Bajramit Kosovën këtë herë po e gjen me shumë arritje, por edhe shumë sfida.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.