Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Gusht 2019

Jahjaga uron qytetarët e Kosovës për Kurban Bajram

E Mërkurë 23 Shtator 2015 20:50

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës së Kurban Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët mysliman

Në urim thuhet:

I nderuari Myfti Tërnava, Juve, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju uroj Kurban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve.

Në këtë ditë të veçantë, uroj që të gjithë besimtarët myslimanë, në begati dhe në harmoni, të festojnë me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit e tyre. Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, mirëqenie dhe gëzim.

Të shtrijmë dorën e ndihmës dhe të solidaritetit për të gjithë ata që kanë nevojë dhe me krenari të vazhdojmë ta kultivojmë traditën e tolerancës dhe të respektit për qytetarët tanë të besimeve dhe kulturave të ndryshme, si një ndër vlerat me të çmuara të shoqërisë sonë.

Republika e Kosovës është përcaktuar për ndërtimin e të ardhmes euroatlantik e, si pjesë e familjes së shteteve të lira dhe demokratike ku respektohen të drejtat dhe liritë e secilit qytetarë pa dallim. Kjo festë e Kurban Bajramit, të na shërbejë si një mundësi për të reflektuar për punën dhe sukseset që kemi arritur si individë dhe si shoqëri në realizimin e këtij synimi.

Sot me respekt të veçantë, t’i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan që ne sot të jemi pjesë e popujve të lirë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.