Thaçi uron shtetet myslimane për Kurban Bajram
E Mërkurë 23 Shtator 2015 21:23
Thaçi, i ka dërguar telegram urimi për festën e Kurban Bajramit edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram urimi për festën e Kurban Bajramit edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe.
Në telegramin e urimit të zëvendëskryeministrit Thaçi thuhet se në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, më lejoni të shpreh urimet e mia për ju në këtë ditë të bekuar. Urojmë që kjo festë, e cila përfaqëson sakrificën dhe unitetin do të sjellë më shumë paqe dhe bashkëpunim mes popujve, thuhet në telegram.
Më tej Thaçi ka shtuar se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve tonë po vijnë duke u thelluar. Urimet më të mira në këtë ditë të gëzueshme. Eid Mubarak, thuhet në telegramin e urimit për ndër të festës së Kurban Bajramit.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.