Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 25 Prill 2019

Veseli: Respekt dhe vëmendje e veçantë për Mimozën

E Mërkurë 30 Shtator 2015 08:12

Kërcënimi dhe ekzekutimi i kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, lajmë të cilin e ka dhënë dje vetë kryetarja, ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ky i fundit pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, tha se kryetarja Kusari – Lila, ka mbështetjen e plotë institucionale për kërcënimet që i janë bërë.

Veseli tha ndër të tjera se kryetarja e Gjakovës është vetmja femër kryetare e një komune në Kosovë, prandaj meriton respekt dhe vëmendje të veçantë institucionale.

“Kryetarja e komunës së Gjakovës është e vetmja kryetare femër që kemi në Kosovë dhe e cila meriton një respekt dhe vëmendje me të veçantë edhe në aspektin institucional dhe tradicional. Është mirë t’u iket ligësive të cilat e dëmtojnë vendin. Është mirë secili prej neve të mendojmë, që të lejohen njerëzit që janë të zgjedhur të punojnë dhe përfundojnë mandatin se sa dikush të mendoj ta dëmtoj dikë, për arsy e se mund ta dëmtoj vetveten. Edhe një herë, kryetarja e Gjakovës e ka përkrahjen e institucioneve të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë derisa e ka mandatin duhet mos ta pengoj askush, sepse nuk është njërzillëk as burrëri, përkundrazi s’po dua të përdori fjalë tjera”, tha Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë.

Dje në mbledhjen e kuvendit komunal të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila tha se ka mbrojtje të afërt, pasi kohë me parë ka marrë sugjerime nga Policia e Kosovës që të këtë mbrojtje të afërt, meqë ishte planifikuar ekzekutimi i saj.

Ajo tha se pazari për eliminimin e saj ishte bërë në qytetin e Gjakovës dhe ata që do ta kryenin ekzekutimin ishin nga Shqipëria dhe këtë e kishte hetuar Policia e Shqipërisë e cila kishte njoftuar Policinë e Kosovës.RTK

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.