Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Dhjetor 2018

Gjermania mbështet Kosovën për punësimin e të rinjve

E Mërkurë 30 Shtator 2015 13:16

Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar-GIZ, ka bërë sot lansimin e projektit “Promovimi i punësimit të të rinjve në Kosovë”. Në këtë promovim ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se GIZ mbështet Kosovën për aftësimin profesional të të rinjve për treg të punës.

Ajo u shpreh se Gjermania dëshiron të forcoj sektorin privat të Kosovës për një zhvillim të qëndrueshëm që i kontribuon rritjes së mundësive për punësim.

“GIZ mbështet Kosovën në përparimin e arsimimit themelore dhe të krijimit të një sistemit të shëndoshë për aftësim profesional dhe përgatitje për treg të punës… Gjermania dëshiron të forcojë edhe zhvillimin e sektorit privat si një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të ekonomisë së qëndrueshme dhe krijimit të mundësive për punësim. Projektin të cilin po e iniciojmë sot do të shërbej si një urë në mes të këtyre lëmive dhe do të vejë në shënjestër të rinjtë krahas bizneseve vendore”, theksoi Viets.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, për rëndësinë e promovimit të punësimit, theksoi se institucionet e shtetit duhet t’i kushtojnë vëmendje rinisë së Kosovës për edukim, trajnim dhe punësim. Megjithëse sipas tij ky projekt i GIZ ka për synim fuqizimin e rinisë.

“Ne duhet ti kushtojmë më shumë vëmendje të rinjve të cilët nuk kanë qasje në edukim, në trajnim dhe në punësim. Ky projekt e synon këtë. Në funksion të fuqizimit të rinisë ne parashohim që të targetojmë më mirë të rinjtë, gratë dhe personat nga një papunësi afatgjate”, theksoi ai.

Abrashi tha se projekti do të përkrahë edhe institucionet e shërbimit dhe aftësimit profesional.

Kurse, udhëheqësja e projektit ‘Yepik” në GIZ, Emily Cullom, tha se projekti përcakton detajet e kontributeve drejt realizimit të synimit për punësim.
/Telegrafi/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.