Regjistrimi i popullsisë në Kosovë nga 1 - 15 prill 2011
E Hënë 01 Nëntor 2010 14:00
Regjistrimit i popullsisë në Kosovë tashmë ka një datë të caktuar. Nga 1 deri më 15 prill, ky proces pritet të zhvillohet në tërë territorin e Kosovës.
Ajo që është pjesë e udhëheqjes së procesit, ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, në një intervistë për KTV-në ka thënë se kriza institucionale në vend nuk do të pengojë regjistrimin e popullsisë.
Madje, për këtë çështje, ajo i ka dërguar një letër presidentit në detyrë, Jakup Krasniqit, të cilit i kërkon që në çdo vendim të ardhshëm të kihen parasysh datat e përcaktuar ndërkombëtarisht për regjistrimin e popullsisë.
Me miratimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë nga Kuvendi i Kosovës, është precizuar edhe përmbajtja e formularit. Por, formulari do të ketë edhe një listë suplementare, që e plotësojnë qytetarët, familjarët e të cilëve jetojnë jashtë Kosovës. Kryesisht do të përdoren dy gjuhë zyrtare, shqip dhe ajo serbe, ndërsa në pjesët e Kosovës ku përqindja e komuniteteve të tjera pakicë është më e madhe se 5%, do të përdoret edhe gjuha e komunitetit përkatës.
Kostoja e këtij projekti sillet rreth 11 milionë euro, ndërsa deri tash janë siguruar 3.9 milionë nga Qeveria e Kosovës dhe 2.5 milionë nga BE-ja, ndërkaq pjesa tjetër pritet të sigurohet nga donacionet të tjera.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.