Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 22 Dhjetor 2014

Mbrojtja e mjedisit, obligim ndaj brezave të ardhshëm

E Premte 23 Prill 2010 11:20

Me rastin e 22 prillit, Ditës Botërore të Tokës, në ambiente e amfiteatrit të ish Pallatit të Shtypit, tani ndërtesë e re e Qeverisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka organizuar një manifestim kushtuar kësaj dite.

Ministri i Mjedisit, Mahir Yagcilar tha se 22 prilli ka hyrë në historinë e njerëzimit si Dita e Tokës, ku me  22 prill të vitit 1970, në mbrojtje të mjedisit dhe Tokës në përgjithësi, në SHBA u realizua një demonstratë e fuqishme ku morën pjesë 20 milionë demonstrues.

“Deri më tani 184 vende të botës me mbi 5 000 organizata joqeveritare janë angazhuar dhe angazhohen për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të qeverive për mbrojtjen e Tokës, florës e faunës së saj. MMPH është duke hartuar politika efikase për mbrojtjen e natyrës, duke rritur sipërfaqet e zonave të mbrojtura, duke ngritur cilësinë e menaxhimit të këtyre zonave, duke mbrojtur pyjet, përmbushur obligimin që gjeneratave pasardhëse t’iu japim rastin të shijojnë vlerat e rralla natyrore të Kosovës. Me këtë rast dua të theksoj edhe punën që është duke u bërë rreth përpilimit të strategjisë së mbeturinave, me çka do të krijohet edhe  infrastruktura ligjore për riciklimin e mbeturinave”, tha ministri Yagcilar.

Pas fjalëve të rastit të ministrit Yagcilar dhe të ministrit të MBPZHR-së, Blerand Stavileci, si dhe prezantimeve nga ekspertë të mjedisit dhe përfaqësuesit e kompanive për riciklimin e mbeturinave, aktivitet vazhduan me mbjelljen e fidanëve në oborrin e ndërtesës se re të Qeverisë. /koha/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.