E Mërkurë, 22 Maj 2013

Kot kërcënon Prishtina

E Enjte 30 Maj 2012 16:28

Në Zubin-Potok dhe në Zveçan, strukturat paralele serbe do të konstituojnë kuvendet e do t’i zgjedhin kryetarët e komunave që kanë fituar gjatë zgjedhjeve lokale, që në këto komuna janë mbajtur bashkë me ato parlamentaret dhe presidencialet e Serbisë.

Përkundër kërcënimeve nga Prishtina dhe kundërshtimit të Beogradit që të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, serbët e komunave të sipërpërmendura e bënë të veten.

Miodrag Andric, nënkryetari i tashëm ilegal i Zubin Potokut, thotë se “ndonëse nga Beogradi përmendet shpërbërja e kuvendeve komunale në Kosovë dhe krijimi i disa këshillave komunalë, ne jemi të sigurt se kjo nuk do të ndodhë dhe se nuk do të shkelet vullneti i popullit në Zveçan dhe Zubin Potok”. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.