Kryesia e PD-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e Aganit
E Enjte 02 Qershor 2012 11:15
Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Lipjan pas një diskutimi të gjatë rreth gjendjes së krijuar në Partinë e Drejtësisë, ka marrë vendim që të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të partisë, Ferid Agani.
Kërkojmë dorëheqjen e Ferid Aganit nga pozita e kryetarit të Partisë së Drejtësisë dhe të gjitha funksioneve në parti, thuhet në një komunikatë për media të kësaj dege.
Dorëheqja kërkohet për disa arsye:
- Moszbatimin e Planprogramit të Partisë së Drejtësisë,
- Mosrealizimin e asnjë premtimi elektoral;
- Prishjen, përçarjen, largimin dhe sabotimin e anëtarëve të Partisë së Drejtësisë në qendër dhe degë të ndryshme.
Nëse Ferid Agani nuk jep dorëheqje brenda 24 orëve ne si degë e partisë së drejtësisë pezullojmë çdo bashkëpunim me Kryesin dhe Këshillin Drejtues të Partisë së Drejtësisë, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










