Vidhen 25.3 kilogramë ari në dhomën e dëshmive në Pejë
E Enjte 02 Qershor 2012 12:41
Ahmet Hasi është shkarkuar të premten nga pozita e komandantit të Policisë rajonale në Pejë dhe katër zyrtarë policorë janë vënë në arrest, nën dyshimin për vjedhje të mbi 25 kilogramëve ari, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin policor të kësaj komune. Arrestime të reja do të pasojnë të shtunën.
Burime të gazetës kanë thënë se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pasi ka shqiptuar të tillë masë ndaj Hasit, në vend të tij ka vënë Shaban Shalën. Në mesin e katër të arrestuarve, sipas këtyre burimeve, janë dy eprorët e lartë shefi i hetimeve rajonale, Bajram Koliqi, dhe zëvendësi i tij, Muhamet Lama. Këta dhe dy zyrtarë të tjerë të arrestuar janë suspenduar me pagesë.
Masat janë marrë ditën kur, duke u thirrur në burime të saj, Koha Ditore ka raportuar se në dhomën e dëshmive ku mbahet kjo sasi ari tani ka mungesë për disa kilogramë ari, krahasuar me sasinë e evidencuar në momentin e konfiskimit. /koha/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










