E Shtunë, 25 Maj 2013

Kuçi ligjëratë në Universitetin e Oxfordit

E Enjte 02 Qershor 2012 13:38

Gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe, sot zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka mbajtur një ligjëratë për studentët e Universitetit të Oxfordit, ku ka folur për “Sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë i Kosovës në tranzicion”.

Në ligjëratën e mbajtur në Qendrën për Studime Socio-Juridike, Kuçi ka shpjeguar historinë e sistemit juridik të Kosovës, ballafaqimet me disa kultura të ndryshme juridike, kohën e re të saj pas nxjerrjes së Kushtetutës së Kosovës dhe padyshim, shtrirjen

efektive të sovranitetit pas shpalljes së Pavarësisë.

“Sistemi juridik i Kosovës ka qenë i përbërë nga disa tradita juridike, të cilat me ligjet e aplikueshme para vitit 1989, rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës, kanë shkaktuar pengesa të konsiderueshme në aplikimin e tyre praktik. Pas vitit 2008, Kosova ka hasur në sfida të reja, të cilat kanë dhënë efekte po ashtu të dyfishta, me gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, të cilët duke qenë me kultura të ndryshme juridike, kanë aplikuar jo gjithherë sistemin unik të aplikueshëm juridik në Kosovë”, ka shpjeguar Kuçi.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.