Pacolli është ankuar për kërcënime në AKP, jo në polici
E Enjte 02 Qershor 2012 13:58
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit se për shkak të përfshirjes në privatizimin e hotelit Grand ai është kërcënuar nga persona të panjohur. Letra e Pacollit, pronarit të Mabetexit, drejtuar drejtorit Shkëlzen Lluka, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe gazeta, është e 29 shkurtit 2012.
Mbrëmë kam pasur një telefonatë anonime dhe kërcënuese që unë ti harroj ato para, dhe se mbrapa ka njerëz të mëdhenj. Unë duhet të tërhiqem nga kjo kërkesë. Kjo më irriton shumë. Drejtësia në Kosovë është e brishtë dhe nuk funksionon. Ju kërkoj që për këtë të informoni anëtarët e Bordit drejtues, thuhet tutje në letër informuese që Pacolli e kishte dërguar në AKP.
Në fillim të letrës ai thotë se ky komunikim nuk është zyrtar.
Karakteri i kësaj letre është informues dhe nuk ka të bëjë me asgjë zyrtare, mbase nga pozita ime nuk dua të veproj në këtë drejtim, ka shkruar Pacolli.
Ai e ka shpjeguar historinë që lidhet me shitjen e hotelit Grand, sidomos mënyrën se si ai e ka mbështetur njërin nga tre blerësit e Grandit, Zylqef Berisha, me 5 milionë euro. Më tej ai flet rreth njoftimeve që i ka bërë në AKM, si dhe rreth kontestit pronësor që, sipas tij, është duke vazhduar në Gjykatën Komunale.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










