Vlerësohet bashkëpunimi Ministri e Drejtësisë me EULEX-in
E Enjte 09 Qershor 2012 11:11
Kosova ka shënuar progres në sistemin e drejtësisë. Kështu tha sot , tha Zëvendësshefi i Komponentës së Drejtësinë në EULEX-së, Bernard Rabatel, në takimin lamtumirës që ka zhvilluar me dhe Ministrin e Drejtësinë, Hajredin Kuçi.
Zëvendësshefi i Komponentës së Drejtësinë në EULEX-së, Bernard Rabatel, i cili ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë, gjatë një takimi lamtumirës me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se Kosova ka shënuar progres në sistemin e drejtësisë.
Ai ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka pasur EULEX-i me Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërsa, ministri Kuçi ka falënderuar Rabatel-in për punën e tij të bërë në kuadër të misionit të EULEX-it dhe ka çmuar punën e këtij misioni në përmirësimin e rendit e ligjit në Kosovë, njëherësh ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi për ndërtimin e një sistemi ligjor evropian.
Po ashtu, Kuçi tha se procesi i transformimit të EULEX-it, do të jetë proces i koordinuar në mes të institucioneve vendore dhe atyre të BE-së proces i cili do të garanton ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve në drejtësi, si dhe në plotësimin e standardeve për një drejtësi të plotë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha ai njofton MD.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










