Nëse Nikolici i udhëheqë bisedimet, ai njeh Kosovën
E Enjte 12 Qershor 2012 11:22
Shefi i ekipit negociator të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanovic, ka thënë se nuk janë të sakta pretendimet e përfaqësuesve serbë të Kosovës se askush nuk i ka ftuar që të marrin pjesë në bisedime. Sipas tij, kjo mund të vërtetohet në dokumentet që janë publike edhe në faqen e internetit të qeverisë së Serbisë.
Stefanovic ka përshëndetur idenë e presidentit të ri serb, Tomislav Nikolic, që bisedimet të ngrihen në nivel politik, por ka thënë se duhet parë se kush duhet të udhëheqë këto bisedime.
Nikollici, apo dikush nga zyrtarët e tij, ndoshta Krstimir Pantic?, ka pyetur Stefanovic, në një prononcim për televizionin e Vojvodinës.
Nëse presidenti Nikollic vendosë që vetë ti udhëheqë këto bisedime, atëherë kjo është njohje e pastër e Kosovës. Shefi i shtetit është bartës i sovranitetit. Nëse ai merret vesh për diçka dhe e nënshkruan, kjo është obligative. Nëse ai ulet dhe shtrëngon duart me ta, atëherë kjo i bie se jemi të barabartë, ka thënë Stefanovic. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










