Dell: Surroi i zvarritej Thaçit për postin e presidentit
E Enjte 11 Korrik 2012 13:52
Ai thotë se plani i AAK-së ishte që të realizojnë opsionin e tyre që Ramush Haradinaj të vijë në postin e kryeministrit, kurse Hashim Thaçi të bëhej president. Por, njëkohësisht ishte Veton Surroi ai që hapur i kishte shprehur ambicien duke iu lutur Hashim Thaçit që tia jepte postin e presidentit.
Ambasadori Christopher Dell mendon se presidentja Atifete Jahjaga e ka bërë një punë të shkëlqyeshme në kthimin e rolit të Presidencës në atë që është paraparë sipas Kushtetutës. Ai thotë Jahjaga e ka korrigjuar baraspeshën ndërmjet institucioneve, duke i dhënë fund rivalitetit institucional që ka ekzistuar më herët.
Sipas tij, në të kaluarën rivaliteti institucional ka ndodhur në dy forma: Njerëzit kanë tentuar ta përdorin Presidencën për të krijuar një degë alternative ekzekutive ndaj kryeministrit dhe kjo pati krijuar tensione të shumta brenda strukturave qeverisëse.
Por, kjo tendenca e dytë që, fatkeqësisht, është ende e gjallë në partitë politike, është që Presidenca të përdoret si një figurë në një lojë më të madhe shahu për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme dhe krijim të qeverive të reja.
Një pjesë e reagimeve negative që kemi parë ndaj vendimit të Gjykatës dhe këto nga partia AAK, janë se kjo e ka prishur lojën e shahut që kanë dashur ta luajnë: ta sjellim Ramush Haradinajn në postin e kryeministrit, duke e shtyrë Hashim Thaçin në Presidencë në një të ardhme të afërt, ka thënë Dell në një intervistë për Kosova Sot.
Ambasadori Delli gjithashtu ka bërë publik një detaj interesant të periudhës së fund vitit 2010, para zgjedhjes së presidentit, duke rrëfyer përpjekjet e Surroit për të bindur kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, që tia jepte këtë post.
Më duhet tju them se një veprim që më ka bërë të ndihem i ndotur duke qenë dëshmitar i tij ka qenë kur e kam shikuar Veton Surroin të zvarritet para kryeministrit duke e lutur të bëhet president. Kjo ka ndodhur në shtëpinë time, në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit, ka thënë Dell. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










