Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 23 Prill 2019

DİTËT E SHKENCËS SË FORENZİKËS KOSOVË - TURQİ

E Enjte 29 Gusht 2014 11:16

DİTËT E SHKENCËS SË FORENZİKËS KOSOVË - TURQİ


Me kontributin e Instututit të Forenzikës së Universitetit të Ankarasë, Shoqatës së të
Diplomuarve të Turqisë dhe Agjensionit Kosovar për Forenzikë, ku kryetarë nderi ishin Dr.
Altaz Suroy, Prokuror në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe Rektori i Universitetit të
ankarasë Dr. Erkan İbiş, mes datave 12-14 Gusht 2014 u organizuan Ditët e Forenzikës
Kosovë-Turqi. Hapja e simpoziumit u realizua me pjesëmarrjen e Ministrit të Administratës
Publike Mahir Yağcılar, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Servet Akman nga
Ambasada Turke në Prishtinë, Nënkolonel Gaffar Gören nga Kryesi e Këshillit Turk në
Kosovë dhe shumë intelektualë e shkencëtarë.
Prej fjalimeve të hapjes Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se
Kosova ka nevojë për programe të tilla shkencore dhe se këto do ta ndihmojnë Kosovën që të
merren vendime të duhura nga ana e organeve të hetuesisë që nga aspekti profesional dhe
teknik janë të mishëruara me njëra tjetrën.
Ministri i Administratës Publike Mahir Yağcılar tha se ky simpozium do të mund të
jetë mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave në mënyrë reciproke nga shkenctarët e të dy
shteteve. Dr. Altay Suroy vlerësoi se ndjehet i lumtur që i priten në shtëpinë tonë Shkencëtarët
e Forenzikës që kanë ardhur nga vende të ndryshme të Turqisë dhe se ky sipozium do të jep
rezultate të mrekullueshme. Gjithashtu i lartëpërmenduri tha se Shkencat Juridike në Kosovë
zhvillohen shumë shpejtë dhe janë në hap me kohën. Suroy gjithashtu theksoi që nëse
shkencat Juridike do të jenë më të zhvilluara atëherë do të ketë më pak kundërshti në mes të
institucioneve në vendit.
Drejtori i Ajgensionit Kosovar për Forenzikë Phd. D.C Blerim Olluri tha që në emër të
institucionit të tij dhe në emër të vetin mund të shprehet se ndjehet i lumtur që gjendet në një
bmledhje të tillë ku ndahen dija dhe përvoja e turqisë dhe Kosovës në sferën e Forenzikës.
Olluri i cili theksoi se Agjensioni Kosovar i Forenzikës ka pësuar ndryshime të mëdha dhe se
e posedon databazën më bashkëkohore e cila ndikon që rrezultatet në sferën e forenzikën të
jenë më efikase dhe se ka ndihmuar që fuqizohet komunikimi me ajgensionet tjera si
INTERPOLI dhe policia që e zbatojnë ligjin.
Drejtori i Institutit të Forenzikës së Ankarasë Prof. Dr. Hamit Hancı duke e theksuar
që ndjehet i lumtur që gjendet në Kosovë që për Turqinë është shtet vëlla, fjalimin e tij e
përfudnoi duke thënë që duhet të shtohet ndarja reciproke e dijes në Shkencat e Forenzikës.
Kryetari i shoqatës së Të Diplomuarve nga Turqia tha se shoqata e tyre për herë të
parë merr pjesë në organizimin e aktiviteti që i përket Forenzikës, që ndjeht i emocionuar për
këtë fakt dhe se duan ta vazhdojnë këtë aktivitet.
Seanca e parë e simpoziumit që u realizua e udhëhequr nga Drejtori i Institutit të
Forenzikës së Ankarasë Prof. Dr. Hamit Hancı për gjuhë zyrtare e kishte Shqipen dhe
Turqishten.
Drejtori i Institutit të Ankarasë për Siguri të Ushqimit Prof. Dr. Nevzat ARTIK në
studimin e tij me titull: Shtetet anëtare të BE-së dhe Siguria e Mbrojtja e Ushqimit në Turqi
tha se ka ngatërresë në mes të termit siguria e ushqimit dhe ushqimi i sigurt.
Prof. Dr. Artık që tha se përkundër faktit se Turqia nuk është anëtare e BE-së megjithatë ne
eksportojmë atje qumësht dhe prodhime të qumështit. Pas kësaj prezantimin e studimit të tij e
përfundoi m moton: “Nëse e dijmë rrezikun atëherë mund ta menagjojmë atë”.
Drejtori i Agjensionit Kosovar për Forenzikë Phd. D. C Blerim Olluri, në prezantimin e tij me
temë “Shërbimet e Forenzikës së Kosovës theksoi se baza ligjore e agjensionit ku ai shërben
si drejtor është rregulluar me një ligj të veçantë dhe se aktivitetet e saj realizohen në korniza të
këtij ligji. Phd. D. C Blerim Olluri që e tërhoqi vëmendjen te rastet në shtim që vijnë në
agjension dhe tha që derisa në vitin 2010 rastet që erdhën ishin 1.500 në fund të vitit 2014
parashohin që rastet brenda këtij viti të jenë 5000. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore
Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu, gjatë prezantimit Identifikimi i Eshtrave të Viktimave të
Fatkeqësive tha se të gjitha rastet që kanë ndodhur si rrëzim i aeroplanit dhe orteqet, ia kanë
dalë të indentifikojnë çdo gjë që mund të shihet dhe të fotografohet e që ka të bëjë me sigurinë
e vendit të ngjarjes. Gjithashtu theksoi se Formatet e Raporteve të Mjekësisë Ligjore tha se
është në përputhje me igjet e Kosovës. Kurse prezantimin e tij e përfundoi duke thënë që
secili rast duhet studiuar në vete dhe se është specifik. Seanca e dytë u realizua nën
udhëheqjen e Prof. Dr. Gürsel Dellal që është profesoreshë në Fakultetin e Zooteknikës në
Universitetin e Ankarasë.
Prezantimi i parë, temë e të cilit ishte Forenzika dhe Metabolizma u realizua nga Zv.
Drejtoresha e Institutit të Forenzikës së Universitetit të Ankarasë, Aslıhan AVCI. Gjatë
prezantimit foli për dëmet e përdorimit në mënyrë të pavetëdijshme të Mjekësisë Alternative.
Ajo tha se Mjekësia alternative që përdoret në mënyrë të pavetëdijshme mund të shkaktojë
ndryshime të papritura në Biokiminë e Gjakut, madje kjo mund të ketë edhe rrezultate
vdekjeprurëse. Profesoresha në fjalë prezantimin e saj e përfundoi me shembuj që kishin të
bënin me temën sipër së cilës ajo punonte.
Në prezantimin me temë Identifikimi i Binjakëve të një Veze që u përgatit nga
profesorët e Institutit të Bioteknologjisë së Universitetit të Ankarasë Dr. Yeşim Doğan, Merve
İyras, Bio. Merve Parlakgörür, Bioing. Emine Firdevs Yıldırım, u prezatuan raste të
identifikimit të binjakëve që deri më tani ishin të paarritshme. Pas shembujve që u treguan u
tha që binjakët nuk kanë renditje të njëjtë të ADN-së dhe se për identifikimin e tyre duhet të
shfrytëzohen qasje të ndryshme për të cilat kemi nevojë që të zhvillohen e të arrijnë në nivel
të metodave të pranueshme.
Në prezantimin e përbashkët me temë “Studimet Mineralogjike në Forenzikë” të bërë
nga Ingjinieri i Lartë Gjeologu Murat Mert nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Zv. Doc. Dr.
Sema Tetiker nga Departamenti i Gjeologjisë i Universitetit të Batmanit u fillua me sqarimin
për historinë e Gjeologjisë në Forenzikë. Ingjinieri Mert i cili tha se studimet Mineralogjike
përveç rëndësisë së madhe që e kanë në zgjidhjen e rasteve si vrasjet, aksdentet e trafikut,
terorizmi dhe kontranabda, një aspekt tjetër i rëndësishëm është studimi i detajshëm në
argumentimin e rasteve të helmimit. Karakteristikat e dheut dhe struktura mineralogjike e
dheut luan rrol kyq në caktimin e kohës së kryerjes së krimit dhe i nderuari fjalimin e vet e
përfundoi duke thënë se për aq sa do të bëhen studime të detajshme në vendin e ngjarjes për
aq do të merren rrezultate të mira.
Gjatë seancës së tretë që u realizua nën udhëheqjen e Dr. Xhemail Ademit nga Ajgensioni
Kosovar i Forenzikës, prezantimin e parë me temë; “Deformimet e Fëmijëve në Ecje” e bëri
Op. Dr. Hüseyin Bekir. Op. Dr. Bekir në prezantimin e tij ku foli për identifikimin e
deformimeve të shkeljes drejt pjesës së jashtme dhe të brendshme dhe deformimet
rotacionale, prezantimin e tij e përbylli me moton; “Identifikimi i hershëm sjell shërim të
hershëm.”
Psikolog’ja Sevgi Güney nga Instituti i Forenzikës së Universitetit të Ankarasë në temën e saj
“Praktikat e Psikologjisë Klinike në Forenzikë” prezantimin e filloi duke folur për
definicionin dhe historiatin e psikologjisë klinike. Prezantuesja e tërhoqi vëmendjen në rrolin
që e ka psikologjia klinike gjatë identifikimit të krimit e kriminelit dhe marrjen e deklaratave
të besueshme të dëshmitarëve të gjallë.
Në temën e prezantuar nga Eren Şahiner prej Institutit të Shkencave Nukleare të Universitetit
të Anakarasë dhe Doc. Dr. Niyazi Meriç në prezantimin e tyre me temë Dozimetria Forenzike,
Şahiner që i sqaroi parametrat që përdoren në caktimin e dozës së radiacionit nga i cili jemi
ndikuar, gjithashtu foli edhe për teknikat që përdoren në caktimin e dozës së radiacionit duke
u shërbyer edhe me shembujt e aksidentit të fundit të madh të Centralit të Japonisë-
Fukushimës, Daiichi-të.
Seanca e 4-të u udhëheq nga Drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore Prof. D. Arsim
Grxhaliu. Doc. Dr. Niyazi Meriç që e prezantoi temën e titull “Caktimi i Datës në Varrosjet
masive” i cqaroi metodat vizuele dhe caktimit absolut të datëlindjes së kufomës, metodën C-
14 që shërben në caktimin e moshës dhe metodat Elektron Spinrezonantive dhe
Luminesansitive. Doc. Dr. Meriç gjatë prezantimit e tërhoqi vëmendjen te rëndësia e caktimit
të datës së varrimeve masive. Ligjeruesi i pensionuar i GATA-së Yavuz Sinan Aydıntuğ, gjatë
prezantimit të tij me temë “Forenzika Stomatologjike dhe Identifikimi përmes
Stomatologjisë” tha se fillimisht duhet ta dijmë Stomatologjinë që pastaj të mund ta dijmë
Stomatologjinë Forenzike, detyrat e saj që i ka në çështje ligjore dhe detyrat e Stomatologjisë
Forenzike.
Prof. Dr. Aydıntuğ që e prezantoi historiatin e Stomatologjisë Ligjore dhe studiuesit e
studimet e bëra në këtë sferë, në punimin e tij ku i foli për kontrollin e Stomatologjisë Ligjore,
autopsinë e gojës, analizën, vlerësimin dhe procedurat e raportimit, tha që rentgeni i gojës dhe
nofullës së njerëzve luan rrol të rëndësishëm në zgjidhjen e rasteve. Prof. Dr. Redjep Şkrijel
që mori pjesë nga Serbia, prezantimin e tij e filloi duke folur për Sëmundjen e Etheve te
Muhaxherët dhe historinë e infeksionit. Prof. Dr. Şkrijel që tha se sëmundjet e Etheve dhe
Kolerës u përhappën në kushte të mungesës së higjienës gjatë luftës, përkujtoi se në Novi
Pazar këto kanë ndikuar në zhdukjen e 10 lagjeve dhe se ata që u ndikuan më së shumti prej
tyre ishin muhaxherët.
Seanca e 5-të e udhëhequr nga Op. Dr. Hüseyin Bekir, filloi me prezantimin e Dr.
Xhemail Ademit nga Agjensioni Kosovar i Forenzikës ku foli për temën, Punimet
Kriminalistike në Kosovë dhe Argumentet e Gjurmëve. Materialet që mund të gjenden në
punimet kriminalistike nëse janë të rëndësisë kritike ose nuk janë të tilla mund ta vërtetojmë
përmes informatave që i përmbajnë e jo prej madhësisë së tyre dhe a janë në gjendje të japin
përgjigje në pyetjet e arta forenzike; Çka u bë, kur u bë, ku u bë, kush e bëri, pse e bëri, kujt ia
bëri, kush e planifikoi çka mund të bëhet dhe kush mund ta bëjë? Dr. Ademi prezantimin e
përfundoi duke u bazuar në principin e Edmond Locard-it; “Çdo rast ka gjurmë”.
Avokati Rıdvan Sadık nga Trakia Perëndimore, në prezantimin e tij ku foli për Të Drejtën
Famijare së cilës i nënshtrohet pakica turke në Trakinë Perëndimore, tha se për zgjidhjen e
problemeve si kurorëzimi, shkurorëzimi, trashëgimia etj. të pakicës turke që jeton në
Dedeağaç, Gümülcine dhe İskeçe përgjegjëse është myftynia dhe se kjo garantohet me
marrëveshjen e Lozanës së 24 Korrikut të vitit 1924.
Doc. Dr. Kadir Demircan që është Udhëheqës i Departamentit të Biologjisë Forenzike
nga Universiteti Turgut Özal, gjatë prezantimit të tij me temë; “Forenzika dhe Mediet” derisa
foli për mënyrën se si u prezantun në medie rastet e vdekjes së të famshmëve si; Robin
Williams, Whitney Houston dhe Michael Jackson, tha se përmbajtja e lajmeve që kanë të
bëjnë me kësi lloj vdekjesh duhet të jenë më shkencore.
Seanca e 6-të e udhëhequr nga Prof. Dr. Nevzat Artık, filloi me temën Zhvillimi i
Traseologjisë në Kosovë e që u prezantua nga Dr. Xhemail Ademi dhe Phd. D. C Blerim
Olluri. Phd. D. C Olluri, i cili tha se që nga viti 2010 e këndej në agjensionin e tyre bëhet
analizimi i shenjave të këpucëve, gomave dhe mjeteve, personeli i tyre vazhdimisht i
nënshtohet trajnimeve dhe shtoi se me qëllim që zhvillimet të ndiqen më lehtë kanë themeluar
bashkëpunime reciproke me shtete të ndryshme.
Fatmir Ademi që është ekspert i Analizave të ADN-së në prezantimin e tij që pati për temë
Zhvillimi i Analizave të ADN-së, tha se Laboratori për ADN dhe Serologji në Kosovë është
themeluar në vitin 2005 ku punojnë 4 ekspertë dhe se tani ai laborator i plotëson nevojat e
Kosovës.
Ademi që tha se rastin e parë e kanë pranuar në vitin 2008, në punimet e tyre që vazhdojnë që
prej 6 vitesh i kanë studiuar rreth 5000 raste duke u bazuar në gjak, qime, pështymë, dhëmb
dhe të gjitha materialet tjera që mund të përdoren për kësi lloj studimi.
Ademi që tha se objektivi i tyre është të përparojnë edhe më shumë, theksoi se janë në fazën
finale të akreditimit të metodave të analizës së ADN-së.
Phd. Milazim Tahiruka nga Ajgensioni Kosovar për Forenzikë të Kosovës në
prezantimin e tij me temë; “Gjurmët e Barutit në Armët e Zjarrit” foli për lllojet e barutit që
janë pëdorur në të kaluarën dhe në të tanimshmen si dhe për metodat e analizës së barutit që i
kanë zhvillluar vet. Phd. Tahiruka prezantimin e përfundoi duke dhënë informata të detajshme
për temën në fjalë tha se përkundër faktit që sasia e materialit mund të jetë e pakët ajo mund
të ketë efektivitet nëse ruhet në kushte të mira.
Ky simpozium përfundoi me diskutimet që u bënë për 7 posterët e vendosur në mure.
Pas seancave u bë përmbylllja ku u tha se duam që simpoziumi i Forenzikës mes Turqisë e
Kosovës duhet të mbahet edhe gjatë viteve tjera në Kosovë.
Në Maqedoni u bë shëtitje në Shkup ku në Laboratorin e Policisë për Kriminalistikë u pritëm
nga Toni. Pas kongresit u shëtit Tyrbeja e Sulltan Muratit në Prishtinë, Agjensioni Kosovarë I
Forenzikës, Gjykata Kushtetuese, Komuna e MAmuhsë ku jetojnë shumë Turqit dhe
Batalioni Turk që gjendet në Prizren. Gjatë kthimit patëm mundësi t’I shëtisim edhe Tetovën,
Ohrin, Bitollën (Manastirin). Në Greçi Selanikun, KAvallën dhe Gymylxhine-në.
12-14 Gusht 2014 Hotel Theranda Prizren - KOSOVË

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.