Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 23 Prill 2019

Kulla e Jetimit në Prevallë-Faik Miftari

E Enjte 08 Dhjetor 2014 20:49


Gjatë këtyre ditëve është duke vazhduar odiseada rreth “Kullës së

Jetimit” në Prevallë, por tani në një formë dhe mënyrë tjetër duke kaluar

lënda prej organit administrativ të nivelit lokal, Drejtorisë së urbanizmit dhe

planifikimit hapësinor të komunës së Prizrenit, në organin administrativ të

nivelit qendror, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të

qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH) me vendimin

nr. 1498/13 të datës 03.05.2013 e ka “shfuqizuar vendimin e MMPH-së me

nr.06/949/1-ZSP-1045 të datës 04.09.2006 dhe pëlqimin e ministrit me

nr. të prot.06/2464/1 i datës 04.09.2006, me të cilën tani e tutje ndërpriten

të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës, pjesë e Parkut

Nacional”Sharri” për afat të pacaktuar”, me të cilën i merr të drejtat e

deleguara në kompetencë të Komunës së Prizrenit me arsyetimin se është

bërë degradimi dhe kaosi urbanistik për shkak të mos zbatimit të vendimit të

MMPH-së nga ana e Komunës së Prizrenit.

Përkundër këtij vendimi të MMPH-së të Kosovës, me të cilin i janë

marr kompetenca për të vepruar në Prevallë, Drejtoria për urbanizëm dhe

planifikim hapësinor të komunës Prizrenit solli aktvendimin nr.04-353,

të datës 28.08.2014. me të cilin obligon SHHB. ”Kalliri i Mirësisë ” nga

Prizreni,”që në mënyrë vullnetare dhe me shpenzimet e veta të largoj-
dislokoj objektin, në të kundërtën objekti do të dislokohet nga shërbimi

kompetent i Komunës së Prizrenit në afat prej 15 ditësh nga hyrja në fuqi

e aktit administrativ, ndërsa të gjitha shpenzimet e ekzekutimit do të barten

investitorit”. Ky aktvendimi i DUPH-së të Komunës së Prizrenit është jo

vetëm kundër ligjor, por edhe abstrakt, që i njëjti organ i cili 11 vite më pas

e ka pajisur me të gjitha lejet paraprake për ndërtim të objektit të ”Kullës së

Jetimit”, tani 11 vite pas kësaj i revokon apo i shfuqizon vendimet e veta.

Nga kjo mund të nënkuptohet se ky është një vendim kryekëput politik e

jo vendim ligjor, i cili është ndërmarrë në kuadër të veprimeve të gjera

kundër individëve, imamëve dhe shoqatave në Kosovë për ” kërcënimin dhe

rrezikun e Kosovës nga terrorizmi”.

të dyshuara terroriste”, pasi që tërë veprimtarinë e vet e zhvillon konform

statutit në mënyrë publike, e cila edhe mund të kontrollohet në çdo

moment. Objekti i ”Kullës së Jetimit” në Prevallë është vend publik dhe i

njëjti i hapur në çdo kohë dhe mund të vizitohet nga çdo individ apo grup,

qoftë vendor apo ndërkombëtar, të cilëve ju ofrohen shërbime hoteliere.

 ”Kulla e Jetimit” në Prevallë nuk ka të bëjë asgjë me ” grupet

SHHB.”Kalliri i Mirësisë” nuk mbanë përgjegjësi për individët apo grupet

që e vizitojnë objektin e ”Kullës së Jetimit” sepse kjo është detyrë e

organeve shtetërore për ruajtjen e rendit publik. SHHB.” Kalliri i Mirësisë”

është përgjegjës vetëm për veprimtarin e vet konform statutit të saj, si dhe

për stafin dhe punonjësit e vet që janë të angazhuar në punët e përcaktuara

sipas detyrës që i kryejnë në objektin e “Kullës së Jetimit” në Prevallë.

Organet policore kohë më parë për shkak të dyshimeve kanë bërë edhe

bastisjen e objektit të ”Kullës së Jetimit” në Prevallë por nuk kanë

konstatuar e as që kanë gjet ndonjë provë se kjo shoqatë humanitare merret

me aktivitete të ndaluara që prishin rendin publik apo diç tjetër të

kundërligjshëm. Komuna e Prizrenit gjatë 11-të viteve të kaluara nuk ka

bërë asnjë inspektim të objektit, nuk ka përpiluar asnjë procesverbal lidhur

me aktivitetin e ”Kullës së Jetimit” në Prevallë, me të cilin në rast se do të

kishte diç që do të kishte vërtetuar, do të duhej të kishte urdhëruar objektin

në fjalë, që për një afat të caktuar kohor të eliminojë tejkalimet eventuale të

veprimtarisë së saj. Pas afatit kohor, në rast se pala, në rastin konkret,

SHHB:”Kalliri i Mirësisë”, nuk do kishte vepruar konform udhëzimeve të

dhëna, atëherë ajo do të kishte pas drejtën ligjore të veproj dhe të sjell

vendime të caktuara. Por jo në atë mënyrë, që objektin e ”Kullës së Jetimit”

të rrënojë, por të ndaloj apo të kufizojë tejkalimet e vërtetuara eventuale

Pas ankesës së bërë në afatin e paraparë ligjor, kundrejt vendimit

të DUPH-së të Prizrenit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

të Kosovës(MMPH-ja) solli aktvendimin nr. A-245/14 në çështjen

administrative lidhur me ankesën e SHHB.”Kalliri i Mirësisë”, kundër

aktvendimit nr. 04-353 të datës 28.08.2014 të DUPH-së të komunës së

Prizrenit. Në vendimin e vet, MMPH-ja e Kosovës në vend se të vërtetojë

ankesën, dhe të hedh poshtë aktvendimin e DUPH-së së Prizrenit, si

kundërligjore, pasi që më parë ja ka marrë kompetencat e tilla, vendimi i

saj jo vetëm që është kundërligjor, por edhe absurd i llojit të vet.:”Refuzohet

si e pabazë ankesa e SHHB.”Kalliri i Mirësisë”, në Prizren. Vërtetohet

aktvendimi nr.04-353, datë 28.08.2014, të Drejtorisë për urbanizim dhe

planifikim hapësinor, Komuna e Prizrenit”.

MMPH-ja e Kosovës, në vend se në vendimin e vet, të merret me

fakte dhe prova materiale të prezantuara në ankesë, ajo fare nuk merret me

to. Në vend se MMPH-ja e Kosovës të rrëzojë aktvendimin e DUPH-së së

Prizrenit, si një vendim kundërligjor, ajo vet sjell një vendim kundërligjor,

pasi që kohë parë ka sjell vendimin me të cilin i merr kompetencat

territoriale për veprim të DUPH-së të Prizrenit, në Prevallë të Prizrenit, dhe

se pas saj vetëm ajo është kompetente për të sjell vendime për ndërtim apo

rrënim të objekteve në Prevallë, Në përfundim të vendimit për Këshilla

Juridike ceket:”Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur mund të inicioj

konflikt administrativ me padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës-
Departamenti për Çështjet Administrative, në afat prej 30 ditësh, nga dita e

SHHB.”Kalliri i Mirësisë” nga Prizreni, konform Këshillave

Juridike të cekur në vendimin e MMPH-së të Kosovës, duke u mbështetur

në nenin 10, paragrafi 1, të Ligjit për Konfliktet Administrative:”10.1.Të

drejtë për të nisur konfliktin administrativ ka personi fizik si dhe personi

juridik, nëse vlerëson se me aktin administrativ përfundimtar në procedurën

administrative, i është shkelur ndonjë e drejtë apo interes ligjor, si dhe nenit

13, paragrafi 1, :”13.1.Konflikti administrativ mund të fillojë vetëm kundër

aktit administrativ të nxjerrë në procedurën administrative në shkallën e

dytë”, në afatin e paraparë ligjor, ka ngrit Padinë për Konflikt Administrativ

pran Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamentit për Çështje

Administrative. Në padinë e saj, SHHB.” Kalliri i Mirësisë” përveç tjerash

ceket:” Theksojmë se në rastin e dhënies së lejes ndërtimore si dhe

dokumentacionit përcjellës nuk theksohet dedikimi i objektit. Po ashtu deri

në marrjen e vendimit nga ana e Komunës së Prizrenit nuk ka pasur asnjë

vërejtje lidhur me veprimtarinë që është zhvilluar në këtë objekt. Se

aktvendimi i DUPH-së,KK Prizren është i kundërligjshëm argumentohet me

faktin se MMPH-ja para marrjes së këtij vendimi ia ka marrë të gjitha të

drejtat e Komunës së Prizrenit për të vepruar përkitazi me Prevallën. Të

drejtat të cilat janë ekskluzivisht në kompetencë të MMPH-së, andaj

refuzimi i ankesës dhe vërtetimi i aktvendimit të DUPH-së me vendimin e

MMPH-së është i kundërligjshëm”.

në Prishtinë, Departamenti i Administratës, të caktojë seancën për shqyrtim

gjyqësor në të cilin do të ftohen të dy palët në procedurën administrative në

rastin në fjalë, dhe do të prezantohen faktet dhe provat materiale lidhur me

objektin e ”Kullës së Jetimit” në Prevallë, Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor të Kosovës, edhe pse vet e ka udhëzuar me mjete

juridike që të bëjë padi për Konflikt Administrativ pranë Gjykatës

Themelore në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e vet të mëparshëm,

sjell vendimin e ri me të cilin SHHB.”Kalliri i Mirësisë” e “urdhëron që në

afat prej 15 ditësh vet të rrënojë objektin e ”Kullës së Jetimit” në Prevallë,

në rast të mos veprimit të vet, MMPH-ja e Kosovës do ta rrënojë objektin në

fjalë, ndërsa shpenzimet do t’i bart SHHB.” Kalliri i Mirësisë”. Kundër

këtij aktvendimi pala mund të incioj konflikt administrativ në afat prej 15

ditësh në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por tani me klauzulën se ankesa

Duke pritur në afatin e paraparë ligjor, që Gjykata Themelore

kundër këtij vendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij”. Shtet ligjor se jo mahi,

njëherë të rrënon e pastaj thotë , ankohu, pasi që të rrënon. Çdo koment

është i tepërt. MMPH-ja thirret në bazë të Vendimit nr. 42/2014, të datës

14.12.2014 për rrënimin e të gjitha objekteve pa leje ndërtimi, ndërsa zbaton

vendimin për rrënimin e objektit të ”Kullës së Jetimit” me leje valide

ndërtimi. Nga kjo haptas mund të nënkuptohet se zhvillohet një procedurë

politike e cila fare nuk ka të bëjë asgjë me aspektin ligjor, dhe është në

kundërshtim me nenin 37 të Ligjit mbi Procedurën Administrative, pasi që

nuk është zhvilluar as një procedurë administrative e cila do të paraprinte

marrjes së aktvendimit.

Po të ishte shteti i Kosovës shtet ligjor, vendimmarrësit jo vetëm që

do të dënoheshin moralisht, por do të ndiqeshin edhe penalisht për shkeljen

e kompetencave dhe sjelljen e vendimeve antiligjore. Pavarësia e Kosovës

konsiderohet ”sui generis”, por nuk do të thotë që organet administrative në

Kosovë mund të sjellin edhe vendime “sui generis” në Kosovë. Ky vendim

është kryekëput politik në vazhdën e aksioneve të ndërmarra në Kosovë, që

filloi me burgosjen e imamëve dhe të tjerëve, të vendimit për pezullimin e

disa OJQ-ve, i cili është i drejtuar kundër myslimanëve të Kosovës dhe që

është një shkelje flagrante e drejtave dhe lirive njerëzore. Këto vendime

të tilla janë papresedan, për një shoqëri demokratike dhe rend juridik, dhe

me vendime të tilla kundërligjore Kosova synon të aderojë në Bashkimin

Në shtetet e Bashkimit Evropian është praktikë që para se të bihet

një aktvendim në procedurën administrative hulumtohen dhe analizohen të

gjitha provat dhe faktet ekzistuese për palën në procedurë, çoftë ai person

fizik apo juridik. Pala në procedurën administrative ka të drejtë të përdori

të gjitha mjetet juridike për ankiminin e një aktvendimi në të cilët prezanton

provat dhe faktet e saja, para se organi administrativ të bien një vendim,

më pas i shqyrton dhe analizon me kujdes të duhur dhe seriozitet maksimal

provat dhe faktet e prezantuara në procedurën administrative pas së cilës bie

edhe aktvendimin administrativ konform ligjit të caktuar në fuqi.

Në Kosovë për momentin është duke funksionuari shteti politik, e

jo shteti ligjor, shtet ligjor të cilin do të duhej ta ketë Kosova, pasi që në

fazën e ardhshme do të duhet të plotësojë të gjitha obligimet nga 35 kapitujt

e paraparë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e kjo nuk është

kurrgjë tjetër, veç se një procedurë e gjatë administrative ligjore, por assesi

 8.12.2014 Faik MIFTARI

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.