Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 19 Tetor 2019

Qendrat tregtare zëvendësojnë sheshet e qytetit-Yücel Spahi

E Enjte 29 Korrik 2015 12:46


Para një dekade konsumatorët e vendit tonë bridhnin nëpër sheshet e qytetit duke hyrë e dalë në dyqanet tradicionale të vendit tonë. Ndërsa sot dyqanet tradicionale kanë humbur peshën që kishin dikur dhe janë zëvendësuar me qendrat e mëdha tregtare të cilat janë më joshëse për konsumatorët.

Orientimi i konsumatorëve drejt qendrave tregtare lidhet me ndikimet e globalizimit dhe zhvillimeve të tjera në jetën ekonomike dhe sociale.  Të gjitha këto zhvillime kanë mundësuar që në masë të madhe të ndryshohen sjelljet e konsumatorëve. Këto ndryshime kanë tendencë që të homogjenizojnë stilin e jetës së konsumatorëve duke bërë që ata të kenë kërkesa unike.  Me ndryshimin e sistemit ekonomik në shumë vende të botës janë krijuar tipe të njëjta të kërkesave dhe thuajse të gjithë qytetarët e vendeve që kanë përvetësuar këtë sistem ekonomik, ose ndryshe ekonominë e tregut të lirë, kanë filluar të paraqesin sjellje të njëjta duke veshur rroba të stilit të njëjtë, duke konsumuar produkte të njëjta, madje edhe qëndrimet dhe perceptimet e tyre i ngjajnë njëra-tjetrës.

Kjo kulturë e re tregtare me konceptin argëtues është pranuar nga të gjitha komunitetet në mbarë botën që ka për synim të krijojë një treg global me kërkesa unike të konsumit. Kështu, vendet me kultura të ndryshme, me traditat unike tregtare, qëndrimet, sjelljet dhe format e të bërit biznes i kanë lënë mënjanë dhe kanë pranuar një sistemi dominues kulturor.

Me përhapjen e tregut të lirë si sistem ekonomik janë shfaqur forma të reja të tregtimit që ka rezultuar në hapjen e qendrave tregtare. Veçanërisht pas viteve 50-ta janë parë qendrat e para tregtare në SHBA dhe më pas këto me një intensitet të lartë janë shfaqur në të gjitha vendet që kishin përvetësuar ekonominë e tregut të lirë. Edhe pse themelet e qendrave tregtare mbështeten në shekullin e 15-të si tregje të mbyllura ku është zhvilluar tregtia me pakicë, qendrat tregtare të ditëve tona për nga koncepti dallojnë shumë nga e kaluara. Pas vitit 2000 edhe në vendin tonë janë hapur me dhjetëra qendra tregtare në të gjitha qytetet e vendit, madje edhe në qytezat më të vogla.

Të mirat dhe të këqijat e qendrave tregtare

Qendrat tregtare përkundër efekteve pozitive që kanë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe konsumatorët, ato kanë edhe efekte negative duke e dëmtuar një kategori të shoqërisë, përkatësisht ndërmarrjet e vogla të cilat ofrojnë shërbime në hapësira të papërshtatshme  të qyteteve.

Nëse shikojmë nga prizmi i zhvillimit ekonomik, qendrat tregtare mundësojnë rritjen e punësimit, sigurojnë më shumë të hyra për buxhetin e vendit, ngase këto janë të fiskalizuara dhe janë të rregullta në kryerjen e obligimeve tatimore karshi institucioneve përkatëse dhe rrisin masën e konsumit, që po ashtu është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Në anën tjetër edhe konsumatorët që i vizitojnë këto qendra kanë përfitime të shumta. Në radhë të parë ata kursejnë kohë duke plotësuar nevojat e konsumit me një qendër të vetme dhe mund të gjejnë produkte të lloj llojshme me çmime më të ulëta se sa në hapësirat jashtë ndërtesës.  Po ashtu në hapësirate qendrave tregtare mund të sigurohen produkte të freskëta për shkak të qarkullimit të madh dhe të mirat tjera për konsumatorët.

Në anën tjetër këto qendra janë dizajnuar në atë mënyrë që të rrisin nivelin e qarkullimit, përkatësisht të nxisin blerjet duke krijuar hapësira joshëse për konsumatorët. Pronarët dhe menaxherët e këtyre qendrave hartojnë strategji të tërheqjes duke lëshuar muzika dhe parfume të këndshme që ndikon në rritjen e oreksit të konsumatorëve. Po ashtu forma e prezantimit të produkteve, veçanërisht produktet impulsive janë paraqitur në atë mënyrë që konsumatori të blejë produkte që nuk ka nevojë për to. Në anën tjetër dizajni i hapësirave argëtuese nxisin konsumatorët, që ata të shpenzojnë sa më shumë kohë dhe para. Këto qendra mund të ndikojnë edhe në shfrytëzimin pa kontroll të kartelave bankare, veçanërisht kredi kartelat të cilat konsumatorët i fusin në borxhe. Frekuentimi i vazhdueshëm i këtyre qendrave njerëzit i largon nga hapësirat natyrore që në afat të gjatë mund të paraqesë probleme sociale dhe psikologjike tek konsumatorët.

Hapja e qendrave tregtare në hapësirat e papërshtatshme të qytetit më së tepërmi i dëmton sipërmarrësit e vegjël. Sepse këta nuk kanë fuqi në përballimin e konkurrencës dhe kryesisht këta kanë një treg të vogël dhe zakonisht klientët e tyre janë njerëz që jetojnë në vendet me popullsi të dendur. Hapja e qendrave tregtare në këto hapësira do ti dëmtojë sipërmarrësit e vegjël dhe këta të fundit mund të mos kenë fuqi të vazhdojnë punën e tyre për shkak të pamundësisë për ta përballuar forcën e qendrave tregtare. Nga ky rrezik janë të kërcënuar edhe më shumë sipërmarrësit që operojnë në qyteza të vogla. Duke pasur parasysh numrin e vogël të banorëve dhe hapësirën e vogël gjeografike të qytezave qendrat tregtare në këto vende luajnë rolin kryesor të furnizimit të qytetarëve duke i evituar të gjitha konkurrentët e vegjël. Por mbyllja e ndërmarrjeve të vogla në këto vende ka pasoja edhe më të rënda ekonomike dhe sociale për atë vend.

Roli i institucioneve në mbrojtjen e afaristëve të vegjël

Ndërmarrjet e vogla tradicionale gjithnjë janë vlerësuar më tepër si mundësi për vetëpunësim se sa si ndërmarrje që gjenerojnë fitime të larta. Rritja e pa kontroll e Hapja e qendrave tregtare në hapësirat e papërshtatshme të qytetit më së tepërmi i dëmton sipërmarrësit e vegjël. Sepse këta nuk kanë fuqi në përballimin e konkurrencës dhe kryesisht këta kanë një treg të vogël dhe zakonisht klientët e tyre janë njerëz që jetojnë në vendet me popullsi të dendur. Hapja e qendrave tregtare në këto hapësira do ti dëmtojë sipërmarrësit e vegjël dhe këta të fundit mund të mos kenë fuqi të vazhdojnë punën e tyre për shkak të pamundësisë për ta përballuar forcën e qendrave tregtare. Nga ky rrezik janë të kërcënuar edhe më shumë sipërmarrësit që operojnë në qyteza të vogla. Duke pasur parasysh numrin e vogël të banorëve dhe hapësirën e vogël gjeografike të qytezave qendrat tregtare në këto vende luajnë rolin kryesor të furnizimit të qytetarëve duke i evituar të gjitha konkurrentët e vegjël. Por mbyllja e ndërmarrjeve të vogla në këto vende ka pasoja edhe më të rënda ekonomike dhe sociale për atë vend.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.