Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 19 Tetor 2019

Pse duhet të rindërtohet xhamia në Kala të Prizrenit? Faik Miftari

E Enjte 08 Nëntor 2016 10:31

Pse duhet të rindërtohet xhamia në Kala të Prizrenit?

Gjatë këtyre ditëve është ndërmarr nisma për rindërtimin e xhamisë dhe

sahat kullës në Kala të Prizrenit nga Iniciativa Qytetare e Prizrenit në përbërje

të së cilës janë përfshirë pjesëtar të shoqërisë civile, Bashkësisë Islame, afarist,

publicist, mediat, aktivist, etj. Para se të elaborojë temën pse duhet rindërtuar

xhaminë dhe sahat kullën në Kala të Prizrenit, do të prezentojë historinë e

ekzistimit të xhamisë në Kala të Prizrenit.

Me rastin e depërtimit të osmanëve në Ballkan, në vitin 1455 forcat

osmane hynë edhe në Prizren, gjatë së cilës njësiti ushtarak osman është

vendosur edhe në Kala të Prizrenit dhe aty kanë qëndruar gjer në vitin 1912, me

rastin e largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Krahas objekteve tjera që

ndërtuan osmanët pas rindërtimit dhe zgjerimit të Kalasë, kanë ndërtuar edhe

një xhami me dimensione të vogla brenda Kalasë për plotësimin e nevojave

fetare të tyre, faljen e namazeve. Viti i saktë i ndërtimit nuk është i njohur gjer

tani, por me siguri xhamia është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XV-të.

Jakub bej Evrenoszade pas vendosjes së ushtrisë osmane në Kala ishte

dizdar (komandanti) i parë i formacionit ushtarak osman në Kala. Xhaminë e

parë në Prizren, e ndërtoi Jakub bej Evrenoszade në anën e djathtë të

Lumbardhit (Bistricës) në qendër të qytetit, nga e cila xhami tani ka mbet vetëm

minarja e cila qëndron stoik dhe është një atraksion i veçantë i për vizitorët e

qytetit të Prizrenit. Për Jakub beun gjer tani nuk është ditur shumë, veçse

konsuli rus në Prizren Ivan Jastrebovi gjatë shek. XIX, si dhe myftiu i Prizrenit

Mehmet Tahir efendiu, poashtu gjatë shek. XIX-të, kanë cek se ishte pasardhës i

Gazisë së njohur Evrenos beut. Burimet osmane të kohës nuk e cekin

prejardhjen e tij, por e shënojnë vetëm funksionin e tij. Në defterin (regjistrin)

Muhasebe nr.167, faqe 392 shkruan:” rikabdari Jakub beu ishte dizdar i Kalasë

së Prizrenit”. Në dokumentin nr. 368, fq. 463 të Arkivit Osman në Stamboll

pran kryeministrisë shkruan:” Vakfi i mesxhidit të merhumit Jakub beu,

rikabdar i merhumit sulltan Fatih Mehmedit II-të 1 .

1 Катић, Татјана. “Oсманизовање српског средњовековног града: Призрен у XV и XVI веку“. Београд,

 Историјски институт, (у штампи).

Në bazë të kësaj mund të supozojë se krahas xhamisë së parë brenda

qytetit të Prizrenit që e ka ndërtuar, gjatë kohës sa ishte komandant i njësitit

osman Jakub bej Evrenoszade ka ndërtuar edhe xhaminë në Kala për nevojat

interne të kryerjes së faljes së namazeve nga ushtarët osman të vendosur në

Kala. Në vitin 1689 pas depërtimit të ushtrisë austriake nën komandën e

gjeneralit Pikolominit, në qytetin e Prizrenit, edhe xhamia në Kala është rrënuar,

krahas shumë objekteve tjera të rrënuara të trashëgimisë kulturore islame.

Një burim ekzistues i shkruar , nga i cili mund të kuptojmë se xhamia në

Kala ka histori të gjatë të ekzistimit, është mbishkrimi i xhamisë në Kala, i cili

ruhet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit. Mbishkrimi i ruajtur i xhamisë së

Mahmut pashë Rrotllës në Kala është me dimensione 67,5x53,5 cm shkruar në

pllakën prej mermerit, e cila është në gjendje relativisht të mirë, është shkruar

nga poeti i kohës Nuri efendiu. Në këtë mbishkrim të xhamisë së Kalasë përveç

tjerash shkruan:” Kjo xhami në të vërtetë është ngritur pas çlirimit të Prizrenit,

ndërtesa gjatë kohës është rrënuar, dhe kishte qenë në gjendje të mjerë, valiu i

vilajetit, Mahmut pasha xhaminë e ka rindërtuar në vitin 1244 hixhri/1828

gregorian”. 2

Rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit nga Mahmut pashë Rotlla e

cek edhe myftiu i Prizrenit Mehmet Tahir efendiu në kronikën e tij ”Menakib”

të shkruar në gjysmën e dytë të shek. XIX-të, në të cilin cek se: “Mahmut Pasha

në shenjë butësie ka ndërtuar në Kala një faltore që zbukuron qytetin tonë” 3 .

Në vakëfnamen e tij Mahmut pashë Rotlla, i cili përveç xhamisë, mbi

hyrjen kryesore të Kalasë ndërtoi edhe sahat kullën, në Kala, nga vakëfet e

shumta që i ka lënë, cek edhe këtë të dhënë ” myezinit të xhamisë në Kala,

hafizit të verbër 60 groshë, shërbyesit të xhamisë në Kala 40 groshë, orëtarit të

orës së kalasë gjatë vitit 60 groshë” 4 .

Kalaja shërbeu si fortifikatë ushtarake osmane gjer në vitin 1912, kur nga

Kalaja tërhiqet ushtari i fundit osman Jashar Hoda, të cilin prizrenasit e quanin

Kara Jashari që do të thotë Jashari i zi 5 .

2 Vırmiça, Raif:’’Prizren Camileri’, Prizren, 1996, fq.152

3 Nehat Krasniqi:”Kronika(Menakib) e Tahir efendiut, burim i rëndësishëm për historinë e kulturës në

Prizren gjatë periudhës turko-osmane”, Edukata Islame, nr.57, Prishtinë, 1995, fq.106

4 Hasan Kaleshi-Ismail Eren:”Mahmud Pashë Rrotlla nga Prizreni-Përshpirtënimet dhe Vakëfnameja

e tij”, Edukata Islame, nr.81, Prishtinë, 2006, fq.183

5 Shukriu Muhamed, Prizreni i lashtë…, Prizren, 2001, fq. 270

Pushteti serb më 1912 kishte filluar të rrënojë xhaminë e Kalasë, në të

cilën imam dhe hatib për ditën e xhumasë ishte haxhi Rrystem efendiu. 6

Që nga viti 1912 dalëngadalë ka nis rrënimi i xhamisë i cili ka vazhduar

gjatë periudhave të ndryshme kohore gjer tani, ashtu që në ditët e sotshme kanë

mbetur vetëm themelet e xhamisë dhe minares, në të cilin shihen gjurmët e

xhamisë së dikurshme ekzistuese në Kala të Prizrenit.

Thashë e thëniet se xhamia në Kala ishte e ndërtuar mbi themelet e kishës

ortodokse serbe janë hedhur poshtë , me rastin e valorizimit dhe prezantimit të

Kalasë për zhvillimin e turizmit në Prizren, në vitin 1969 pas kryerjes së

kërkimeve arkeologjike nën udhëheqjen e arkeologut prof. dr. Jovan

Kovaçeviqit nga Universiteti i Beogradit, gjatë periudhës kohore në kohëzgjatje

prej 3 korrikut gjer më 5 shtator 1969, me ç’rast morën pjesë 7 ekspertë dhe 7

studentë të arkeologjisë nga Beogradi, si dhe 10 ekspert vendor të Entit për

urbanizëm dhe mbrojtjen e përmendoreve kulturore dhe të rariteteve natyrore të

komunës së Prizrenit. Gjatë kërkimeve arkeologjike është vërtetuar se xhamia

në Kala nuk është ndërtuar mbi themelet e kishës ortodokse serbe të shën

Anastasijes siç pohohej, por themelet e xhamisë janë të vendosura drejt një

masivi shkëmbor 7 .

Këto thashetheme datojnë që nga koha e shek. XIX-të, sipas shkrimeve të

konsullit rus Jastrebov, mbi të cilët është bazuar Petar Kostiqi, serbi më me

influencë në Prizren gjatë kohës së Perandorisë Osmane, nga viti 1873 gjer në

vitin 1912, i cili gjatë kohës së tij shërbeu ai arsimtar e më vonë edhe si drejtor i

Bogosllovisë, shkollës s ë mesme fetare ortodokse në Prizren 8 .

Petar Kostiqi, në librin e tij shkruar për jetën kishtare të serbëve ortodoks

të Prizrenit dhe rrethinës gjatë shek. XIX, glorifikoi numrin e kishave ortodokse

serbe në Prizren dhe rrethinë në bazë të gojëdhënave dhe miteve, e jo në bazë të

burimeve dhe fakteve ekzistuese, ashtu që cek se në:“Prizren ka pas kisha aq sa

ka pas ditë viti”, ndërsa për fshatrat e Prizrenit thotë se: “nuk ka pas fshat i

6 Rexhepi,Resul, Mehmeti, Sadik, H. Rrystem ef. Shporta, jeta dhe vepra (1864-1937), monografi,

Prishtinë, 2010, fq.38.

7 Shukriu Muhamed, Prizreni i lashtë…, Prizren, 2001, fq. 278-286

8 Kostiq, Petar, Crkveni život pravoslavnih srba u Prizrenu,...u XIX veku, Beograd, 1928, str.I, ribotim

1998

Prizrenit që nuk ka pas një kishë, bile në disa fshatra ka pas edhe prej 3-10

kisha” 9 .

Ai cek në librin e tij se në Kala ka ekzistuar kisha e shën Atanasijes, mbi

të cilët e ka ndërtuar xhaminë Emin pasha, në vitin hixhri 1226, gregorian 1805,

e cila xhami në Kala gjatë okupimit serb të Prizrenit në vitin 1912 është

rrënuar 10 .

Këto të dhëna Petar Kostiqi i ka bazuar në bazë të dhënave të shkruara

nga konsuli rus Ivan Jastrebov në librin ”Stara Srbija” i cili cek se xhaminë në

Kala e ka ndërtuar Emin pasha në vitin 1805, në të cilin referohet edhe

Muhamed Shukriu në librin e tij”Prizreni i lasht...”. 11

Por e vërteta është që xhaminë në Kala nuk e ka ndërtuar Emin pasha në

vitin 1805, por vëllau i tij Mahmut pasha në vitin 1828 ashtu sikurse shkruan në

mbishkrimin e xhamisë së Kalasë i cili ruhet në Muzeun Arkeologjik të

Prizrenit, dhe në bazë të kritereve të hulumtimit të trashëgimisë kulturore

historike është dokument relevant për vërtetimin e një fakti ekzistues.

Për dallim prej Petar Kostiqit dhe Ivan Jastrebovit, studiuesja dhe

historiania serbe Dr. Tatjan Katiqi nga Insitituti i historisë në Beograd në

punimin e saj shkencor të përgatitur për botim me titull” Osmanizimi i qytetit

mesjetar serb të Prizrenit, gjatë shek. XV dhe XVI-të”, në saje të studimit dhe

hulumtimit të materialeve dhe dokumenteve të shumta ekzistuese arkivore, ajo

askund nuk cek se ka ekzistuar kisha e shën Anastasijes në Kala të Prizrenit, në

mesin e kishave ekzistuese ortodokse serbe dhe ato jo ekzistuse të rrënuara gjatë

kohës në Prizren, dhe fare nuk përmendet kisha e shën Atanasijes . 12

Në kohën e tashme janë duke u kryer punimet në revitalizimin e Kalasë

me ç’rast përveç rindërtimit të mureve rrethuese të Kalas, janë rindërtuar edhe

objekte tjera të cilët aludonin në ish objektet e dikurshme ekzistuese në Kala,

9 Kostiq, Petar, Crkveni život pravoslavnih srba u Prizrenu,...u XIX veku, Beograd, 1928, fq.71,ribotim

1998

10 Po aty, fq.93

11 Shukriu Muhamed, Prizreni i lashtë…, Prizren, 2001, fq. 270

12 Катић, Татјана. “Oсманизовање српског средњовековног града: Призрен у XV и XVI веку“. Београд,

 Историјски институт, (у штампи).

sikurse që ishin ahuret e kuajve, depot e armëve dhe pushkëve, kuzhina për

përgatitjen e ushqimit, dhomat për fjetje etj., dhe të cilët sipas projektit të

paraparë priten të përfundojnë në fund të vitit 2017, por në këtë projekt nga

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës nuk parashihet

ndërtimi i xhamisë dhe sahat kullës në Kala. Edhe konventat ndërkombëtare që

trajtojnë ruajtjen, renovimin dhe restaurimin e objekteve me rëndësi të veçantë

të trashëgimisë kulturore, cekin se objekti i trashëgimisë kulturore i cili ka pas

destinimin e veprimit të fundit të funksionimit të tij ekzistues, duhet të rikthehet

në gjendjen e tij të dikurshme të funksionimit. Pasi që xhamia e Mahmut

pashës në Kala ka shërbyer si xhami deri në vitin 1912, është e udhës të

rikthehet në këtë gjendje të saj të dikurshme ekzistuese

Tri objekte më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që kanë

ekzistuar në Kala, e që janë me rëndësi primare edhe në ditën e sotshme, janë

xhamia, sahat kulla dhe topi. Këto tri perla së pari do të duhej të rindërtohen

dhe funksionalizohen, ashtu që xhamia e rindërtuar do të shërbente edhe si

monument kulturor për vizitorët e shumtë në Kala, por në të cilin do të mund të

falin edhe ndonjë namaz, besimtarët që do të vizitojnë, e kohë pas kohe në

mënyrë simbolike do të mund të falet ndonjë namaz i përbashkët i bajramit apo

xhumasë. Poashtu edhe rindërtimi i sahat kullës është interesant në vazhdën e

objekteve në ndërtim në Kala, ndërsa krahas saj duhet funksionalizuar topi

ekzistues për paralajmërimin e përfundimit të agjërimit ditor gjatë muajit të

bekuar të Ramazanit, të cilët si të tillë do të kishin një impakt të drejtpërdrejtë

në avancimin dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në qytetin tonë të lashtë të

Prizrenit, pasi që këto tre monumente do të jenë ”per exellelent” në Kalanë e

restauruar dhe rindërtuar dhe një fakt shtesë për turistët e shumtë kombëtar dhe

ndërkombëtar që do të vizitonin Kalanë dhe do të kënaqen me bukuritë e saja, e

sidomos të objekteve të veçantë të trashëgimisë kulturore në Kala të Prizrenit,

sikurse që janë xhamia, sahat kulla dhe topi, si margaritarë të çmuar të

trashëgimisë sonë të pasur kulturore në Kala të Prizrenit.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.