Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019

Drejtori i TEB Kosovës Alp Yılmaz: Këtë vit do të hapim edhe 8-10 degë

E Enjte 15 Prill 2010 10:17

Drejtori TEB Bankës, që është e katërta që operon në Kosovë, shpalos planet për zgjerimin e mëtutjeshëm në vitin 2010. Yilmaz është shprehur i kënaqur me operimin në Kosovë, ku TEB Banka nga 450 mijë myshterinjë potencial ka arritur që ti ketë 70 mijë klientë të rregullt.

Redaktori i Kosovahaber'it, Raif Kırkul, ka zhvilluar një bisedë me drejtorin e TEB Kosovës Alp Yılmaz, rreth arritjeve në vitin 2009 dhe pritjeve në vitin 2010.

Yilmaz ka sqaruar se viti 2009 ka qenë i sukseshëm për këtë bankë, pas fillimit të operimit në vitin 2008 me 17 degë dhe 260 punëtorë. Sipas tij viti 2009 ka shërbyer për të depërtuar në treg, ku në saje të këtij angazhimi është arritur që në fund të vitit të zotërohet 6.5 për qind të tregut bankar në Kosovë dhe TEB-i të renditet si banka e katërt.

Ai ka pranuar se në vitin 2009 për shkak të këtyre angazhimeve nuk është arritur që të hapen degë të reja, por se në këtë vit planifikohen që të hapen 8 deri në 10 degë të reja, në mënyrë që TEB banka të operojë me 27 degë dhe të rris pjesëmarrjen në tregun bankar.

Yilmaz ka shfaqur bindjen se sektori bankar në Kosovë është stabil, dhe se i njëjti nuk është prekur nga kriza globale financiare. Por ai ka pranuar se efektet e kësaj krize në një masë janë ndier edhe në Kosovë, që është reflektuar me uljen e veprimtarive nga bizneset dhe rrënien e remitencave. Sipas tij shifrat zyrtare flasin për rrënie të remitencave rreth 10 apo 15 përqind, ndërkohë që jozyrtarisht kjo kap shifrën prej 20 deri 30 përqind.

Pavarësisht kësaj Yilmaz ka pohuar se interesimi i investitorëve turq dhe shtetit turk për Kosovën nuk është zbehur dhe se aktivitetet në këtë drejtim do të shtohen. Ai ka bërë të ditur se bashkëpunimi mes afaristëve është shtuar, pasi që konsideorhet se Kosova përbën një nyje strategjike, që hap derën drejt BE-së.

Në këtë drejtim ai ka theksuar se prania e TEB-it është e rëndësishëm pasi që i jep siguri më të madhe investitorëve turq. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.