Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 18 Tetor 2019

Për ne

Kosovahaber, si shërbim i Shoqatës Intelektuale dhe Mediale Kosovahaber, që nga viti 2006 zhvillon veprimtarinë në mënyrë të suksesshme.  


E publikuar në adresën www.kosovahaber.net me përmbajtje të lajmeve ditore dhe me synim të ofrimit të lajmit tek përdoruesit e internetit, portali me përmbajtje të gjerë Kosovahaber Gazetë e Internetit tani e pas do të quhet Agjenci e Lajmeve duke ofruar shërbime për lexuesit në gjuhët turke, shqipe dhe boshnjake. 


Të udhëhequr nga parimet e ndershmërisë, informimit të shpejtë dhe parimor, ekipi i ri, dinamik dhe me përvojë i gazetarëve tonë bashkë me ndërmjetësimin e agjencive tjera të lajmeve do të përcjellin tek ju lajmet dhe ngjarjet ditore nga Kosova. Agjencia e lajmeve Kosovahaber me qasjen e saj të fuqishme ndaj gazetarisë në internet, duke e trajtuar lajmin nga të gjitha anët ka arritur që lajmet e publikuara të përdoren nga agjencitë e shumta dhe gazetat në Kosovë, Ballkan, Turqi, Evropë dhe botë. 


Që prej themelimit të tij, është një nga burimet më të parapëlqyera në mesin e agjencive që publikojnë lajme në tri gjuhë. 


www.kosovahaber.net në mënyrë të sinqertë, parimore dhe të shpejtë brenda 24 orëve i publikon lajmet ditore nga çasti në çast e me tërësinë e tyre, duke i ofruar shërbime mbi 100.000 lexuesve në gjuhët turke, shqipe dhe boshnjake, në Kosovë dhe botë.


Agjencia e Lajmeve Kosovahaber është agjenci e lajmeve që është krijuar me qëllim të ofrimit të lajmeve dhe lehtësimit të qasjes në lajme për përdoruesit e internetit, përmes kategorive si Lajme, Politikë, Ekonomi, Kulturë dhe Jetesë. 


PARIMET


·         Ndershmëria: Lajmet e botuara në ueb faqen tonë karakterizohen me qasje të paanshme ndaj ngjarjeve apo personave që përbëjnë lajmet. Ne si 'mjet' i afrimit të lajmit nuk ia ndërrojmë kuptimin e as që e kemi parim të manipulojmë me to.  


·         Shpejtësia: Lajmet që i publikojmë për lexuesit tonë janë të shpejta dhe tregojnë vetëm të vërtetën, pasi transmetojmë atë që ka ndodhur. Varësisht se çfarë ndjenja ato krijojnë te lexuesi kjo varet nga vet lexuesi. 


·         Parimi: Çfarëdo që ndodh dhe çdo ngjarje që ka karakter të lajmit është temë e jona dhe lexuesi ka të drejtë që të informohet. Në bazë të parimeve tona do të tentojmë që të gjitha lajmet t'ia ofrojmë lexuesit tonë. 


·         Ngjarjet dhe zhvillimet në Kosovë do ti përcjellim përmes ekipit tonë dhe agjencive tjera dhe do ti ofrojmë lexuesve tonë. 


BASHKËPUNIMI


Për çfarëdo lloj bashkëpunimi me Agjencinë e Lajmeve Kosovahaber apo për çfarëdo lloj kërkese tjetër të ngjashme ju lutem na shkruani duke përdorur faqen e kontaktit.

Pas shqyrtimit të propozimit tuaj për bashkëpunim, më së largu deri në dy ditë pune do të ju përgjigjemi. 


Për çfarëdo lloj bashkëpunimi me Agjencinë e Lajmeve Kosovahaber apo për çfarëdo lloj kërkese tjetër të ngjashme ju lutem na shkruani duke përdorur faqen e kontaktit.Pas shqyrtimit të propozimit tuaj për bashkëpunim, më së largu deri në dy ditë pune do të ju përgjigjemi. 


Për të në shkruar ju lutemi përdoreni faqen e kontaktit.