Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 23 Tetor 2014

Metodat e mësimdhënies planifikohet të ndryshojnë në 2012-n

E Hënë 26 Dhjetor 2011 12:35

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), planifikon që të ndryshojë metodat e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, duke filluar nga viti i ardhshëm, ani pse një gjë të tillë nuk e përkrahin drejtuesit dhe mësimdhënësit e shkollave.

Metoda “qasje e integruar”, është synimi dhe sfida më e madhe që e ka MASHT-i, për ta zbatuar në praktikë në kuadër të kornizës së kurrikulës së arsimit parauniversitar, e cila u miratua gjatë këtij viti. Sipas Ramush Lekajt, udhëheqës i Zyrës për hartim të planprogrameve mësimore në MASHT, kjo metodë ka për qëllim heqjen e mbingarkesave të cilat i rëndojnë planprogramet e tanishme.

Qasja e integruar nënkupton integrimin e lëndëve të cilat kanë pika të përbashkëta me njëra-tjetrën e që sipas Lekajt, i bie që një arsimtar i cili ligjëron një lëndë nga shkencat natyrore, të jetë i përgatitur t’i ligjërojë të gjitha lëndët që hyjnë në këtë grup, shkruan sot “Koha Ditore”. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.