E Premte, 22 Gusht 2014

Lidhje e re mes Sakarya's dhe Prizrenit

E Mërkurë 19 Maj 2010 21:13Kolegji i veçantë i Universitetit të Sakarya's dhe shkolla fillore "Emin Duraku" nga Prizreni kanë nënshkruar marrëveshjen për binjakëzim. Drejtori i Kolegjit të veçantë të Universitetit të Sakarya's, Kerim Karabacak në shoqëri të një delegacioni është duke vizituar Kosovën, me ftesë të drejtuesve të shkollës Emin Duraku, në të cilën shkollë edhe është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit. Drejtoresha Nazrije Alihafezi ka njoftuar mësimdhënësit dhe nxënësit mysafirë me objektin e ri shkollor dhe me aktivitetet që zhvillohen në këtë institucion. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ajo është shprehur e kënaqur me mundësinë e zhvillimit të bashkëpunimit me nxënësit dhe mësimdhënësit nga Adapazari. Drejtori i Kolegjit të veçantë të Universitetit të Sakarya's, Kerim Karabacak ka theksuar se kontaktet me këtë shkollë kanë nisur në saje të mësueses Sukran Celina, dhe se arritja e marrëveshjes për binjakëzim është tejet e rëndësishme për miqësinë e mëtejshme. Në të njëjtën kohë, mysafirët nga Turqia kanë dhuruar disa pajisje për shkollën nikoqire.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.