E Hënë, 20 Maj 2013

Nga 2-6 korrik Universiteti Veror Evropian në UP

E Enjte 28 Qershor 2012 14:42

Universiteti i Prishtinës Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ka organizuar edhe sivjet Universitetin Veror Evropian, bën të ditur ky universitet përmes një njoftimi për medie.

Në njoftim thuhet se falë bashkëpunimit të ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë, studentëve të Prishtinës iu mundësohet pjesëmarrja në këtë program prestigjioz, që është një mundësi e mirë për të përfituar nga përvojat e profesorëve ndërkombëtarë.

Programi, i cili është financuar nga Komisioni Evropian, do të fillojë më 2 korrik dhe përfundon më 6 korrik, kur do të shpërndahen edhe certifikatat e pjesëmarrjes.

Sipas njoftimit, temat dhe ligjëruesit në këtë program janë:

- Institucionet evropiane - Prof. Francesco Apruzzi, Prof. Geert Van Calster, Prof. Novitet Nezaj, Prof. Alessandro Simoni dhe Prof. Veli Hoti;

- Rritja ekonomike dhe zhvillimi – Prof. Jo Declercq, Prof. Bernard Nikaj dhe Prof. Adrian Berisha; dhe

- Integrimi evropian – Prof. Adrian Treacher, Prof. Enis Xhemaili, Prof. A.Collaku dhe Prof. F.Canolli

Të gjitha ligjëratat do të mbahen paralelisht në hapësirat e Fakultetit të Filologjisë dhe do të fillojnë nga ora 9 dhe zgjasin deri në orën 17.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.