Synohet ngritja arsimore e Kosovës
E Shtunë 04 Gusht 2012 15:09
Delegacioni i Universitetit të Anadollit gjatë qëndrimit në Kosovë ka vizituar edhe shoqatën e studentëve të diplomuar në Turqi, TUMED.
Mysafirët nga Turqia janë pritur në zyrat e TUMED-it nga udhëheqësit e organizatës. Kryetari Cengiz Çesko ka informuar përfaqësuesit e UA-së në lidhje të arriturat dhe aktivitetet e shoqatës, duke theksuar gatishmërinë për mbështetjen e çdo nisme që lidhet me arsimin.
Koordinatori për programet perëndimore të UA-së, Dr. Atilla Doğan, ka shpalosur të dhënat mbi funksionimin e universitetit, programet mësimore dhe projektet tjera. Ai ka bërë të ditur se UA ka dy milionë studentë të regjistruar dhe se për nga numri i studentëve është njëri prej universiteteve të rralla të botës.
Atilla Doğan, ka theksuar se qëllimi i ardhjes në Ballkan ka të bëjë me synimet për ngritjen arsimore të Kosovës dhe të Ballkanit në përgjithësi, duke i mundësuar të rinjve mundësinë për studime dhe afrimin me të njohurat teknologjike.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










