Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Një dekadë ekselencë në arsim

E Mërkurë 12 Qershor 2013 11:30

Organizata zvicerane ‘Swisscontact’ ka shënuar në Prishtinë dhjetë vjet përkrahje për Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë. Kjo organizatë ka përkrahur 13 shkolla të mesme profesionale me trajnime për mësimdhënësit, pajisje për shkollën, dhe praktikë në punë për nxënësit.

Ambasadorja e Zvicrës Krystyna Marty Lang me këtë rast ka thënë se ofrimi i vendeve të punës për të rinjtë vazhdon të jetë ndër sfidat kryesore të Kosovës dhe se papunësia në mesin e tyre pengon zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke sjellë shembullin e shtetit të Zvicrës ku vazhdon të aplikohet modeli i përshtatjes së programeve shkollore me nevojat e tregut, Lang tha se kjo praktikë është sjellë në Kosovë duke drejtuar të rinjtë kah tregu i punës, në përputhje të standardeve zvicerane dhe evropiane.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja ka theksuar se Kosova është e vetëdijshme se rinia e Kosovës është një pasuri e cila duhet përgatitur për sfidat e profesionit dhe të jetës. “Ndikimi i Swisscontact në arsimin profesional ka qenë diçka që nuk mund të krahasohet, që ka rezultuar në përgatitjen e nxënësve për të vazhduar më tutje te profesioni i tyre,” tha Buja.

Duke folur në emër të Swisscontact, Florian Meister tha se pas kësaj mbështetjeje shkollat profesionale janë më të kërkuara nga të rinjtë dhe nga këtu dalin të kualifikuar të rinj të cilët mund të gjejnë një vend pune.

Projekti që ka zbatuar organizata ‘Swisscontact’ është financuar nga qeveria zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për Zhvillim (SDC) në vlerë prej 8 milionë euro.

Këto investime kanë fuqizuar kapacitetet e shkollave partnere duke ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies. /Telegrafi/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.