Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019

Nesër pjesa e dytë e provimit shtetëror të maturës

E Premte 14 Qershor 2013 16:23

Në 305 qendra testimi në mbarë Kosovën, nesër mbi 30 mijë maturantë të Kosovës i shtrohen pjesës së dytë të provimit shtetëror të maturës.

MASHT ka zbardhur informacionin sipas të cilit  testi në këtë fazë do të ketë 80 pyetje. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, u ka deklaruar medieve se janë hartuar dhjetë lloje të testeve, nga të cilat pesë teste janë dedikuar për llojet e gjimnazeve dhe pesë të tjera për shkollat e mesme profesionale.

Në të gjitha komunat e vendit nesër do të mbahet pjesa e dytë e provimit shtetëror të maturës. Rreth 30 mijë maturantë do të testohen për lëndët profesionale në 305 qendra të testimit. Për herë të parë sivjet testet nuk janë të ngjashme për një grup që i nënshtrohen testimit në sallën e njëjtë.

Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet për herë të parë testet nuk janë të ngjashme për një grup që i nënshtrohen testimit në sallën e njëjtë.

Rezultatet e testeve, atij të 1 qershorit dhe të këtij nesër, do të publikohen më 24 qershor.

Testi fillon në orën 10:00 në të gjitha qendrat dhe zgjatë 180 minuta. Nxënësve iu lejohet që të kenë me vete vetëm laps grafit HB dhe një shishe ujë të pijes.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.