Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

U mbajt Provimi i Maturës, rezultatet më 24 qershor

E Shtunë 15 Qershor 2013 15:46

Rreth 34 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova, sot në orën 10:00, i janë nënshtruar pjesës së dytë të Provimit të Maturës, në 305 qendra të testimit në gjithë vendin. Maturantët sot i janë përgjigjur pjesës së testit që ka të bëj me lëndët e përafërta me drejtimin.

Nehat Mustafa, kryetar i Komisionit Qëndror Shtetëror të Maturës ka bërë të ditur se sikur edhe ditën e parë të Provimit, edhe kësaj radhe gjithçka ka shkuar në rregull.

Për këtë mbarëvajtje të procesit të testimit, z. Mustafa ka falenderuar stafin e tri universiteteve publike të Kosovës që kanë qenë të angazhuar, administratorët, komisionerët, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe policinë.

Z. Mustafa ka falenderuar edhe mediat, të cilat i kanë kontribuuar në mënyrë të vazhdueshme informimit rreth Provimit të Maturës.

Rezultatet e provimit të maturës do të shpallen më 24 qershor. Më pas, maturantët do të kenë 3 ditë afat që të ankohen dhe më 28 qershor do të bëhet edhe publikimi i rezultateve të ankesave.

Ata që nuk do të mund të arrijnë pragun e kalueshmërisë prej 50 përqind kësaj radhe, do ta kenë edhe një mundësi në afatin e gushtit.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.