Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Për arsimin paralel nuk diskutohet në Bruksel

E Marte 18 Qershor 2013 12:21

Një libër me germa cirilikë, e mban në dorë vogëlushi me emrin Lazar. Ai mëson në shkollën fillore “Sveti Sava”, në Fushë Kosovë, ku mësojnë kryesisht fëmijë të komunitetit serb dhe më pak nga komuniteti rom.

Lazar nuk ka edhe aq shumë mundësi të shoqërohet me nxënësit e komunitetit shumicë, pasi shkolla ku ai mëson është tërësisht e ndarë nga shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë.

Historia që mëson Lazar, ndryshon me historinë që mësojnë nxënësit shqiptarë, ndonëse janë të një moshe dhe mësojnë për të njëjtën ngjarje historike, shkruan “Tribuna”.

Në librat e Lazarit thuhet se Kosova është krahinë e Serbisë. Madje, termit Kosova, i shtohet edhe prapashtesa Metohija. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.