Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Mbi 60 fëmijë të Gjilanit përfundojnë me sukses kursin e turqishtes

E Premte 21 Qershor 2013 13:28

Mbi 60 të rinj të interesuar për ta mësuar gjuhën turke, me sukses e kanë përfunduar kursin e gjuhës turke, të organizuar dhe realizuar nga shoqata kulturore “Gilan”, ndërsa e mbështetur nga kontingjenti turk në kuadër të KFOR-it.

Filiz Sllamniku, kryetare e shoqatës “Gilan” ka thënë se të interesuarit  për të mësuar gjuhën turke e kanë ndjekur  kursin e organizuar nga shoqata, duke treguar interesimin e madh për të mësuar turqishten dhe e kanë përfunduar atë suksesshëm. Për me qenë sa më produktiv, kursi është organizuar në tri grupe dhe me ta kanë punuar dy mësuese, vet Filiz Sllamniku dhe Edita Sylçevci.

“Të gjithë ata që kanë ndjekur këtë kurs i janë nënshtruar në fund edhe një testimi nga KFOR-i turk dhe që të gjithë e kanë kaluar atë me sukses. Me këtë rast shoqata “Gilan” ka organizuar edhe  ceremoninë  e ndarjes së certifikatave”, ka thënë Sllamniku për 2lonline.

Për më tepër, Sllamniku ka bërë me dije se ata që kanë treguar sukses më të madh janë shpërblyer me një vizitë disaditëshe në Stamboll, gjë që e ka mundësuar KFOR-i turk.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.