Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Performansë e nxënësve

E Shtunë 22 Qershor 2013 11:52

Me qëllim të avancimit të edukimit në gjuhën turke dega e KDTP-së në Prizren dhe shoqata e mësimdhënësve turq të Kosovës kanë organizuar projektin për paraqitjen e performansës. Me pjesëmarrjen e nxënësve që vijojnë mësimet në gjuhën turke në kompleksin Evropa janë realizuar performansa në këndim, valle dhe parodi.

Kryetari i degës së KDTP-së në Prizren, Levent Bush ka bërë të ditur se në këtë aktivitet kanë marrë pjesë nxënësit e klasave të para dhe të pesta, duke shfaqur talentin e tyre para publikut. Sipas tij qëllimi i këtij aktiviteti është përmirësimi i nivelit të edukimit në mësimin në gjuhën turke.

Ndërsa kreu i KDTP-së Mahir Yagcilar ka theksuar se është me rëndësi që këta nxënës suksesin e treguar në shkolla po e dëshmojnë edhe këtu dhe se një gjë e tillë është e rëndësishme për vetëbesimin e tyre. 

Edhe Ferhat Ashikferki nga shoqata e mësimdhënësve turq të Kosovës ka theksuar se projekti ka pas prurje të shumta dhe ka bërë të ditur se ky projekt do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.