Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019

Sot rezultatet e provimit të maturës

E Hënë 24 Qershor 2013 12:06

Ministria e Arsimit dhe Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës do të shpallin sot rezultatet e provimit të maturës. Zyrtarë të kësaj ministrie konfirmojnë për Radio Kosovën se sivjet priten rezultate të kënaqshme në krahasim me vitet e kaluara.

Në këtë vit janë testuar rreth 30 mijë maturantë në dy ditë të ndara. Në pjesën e parë maturantët janë testuar për njohuritë e përgjithshme, ndërsa në pjesën e dytë për lëndët profesionale.

Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet testet nuk kanë qenë të ngjashme për një grup që i janë nënshtruar testimit në sallën e njëjtë. Pragu i kalueshmërisë është 50 për qind e mbi.

Pasi të publikohet rezultati, ankesat e maturantëve do të pranohen nga 25 deri më 27 qershor.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.