Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Sot mbahet testi i arritshmërisë

E Premte 28 Qershor 2013 09:27

Sot në tërë Kosovën mbahet testi i arritshmërisë, të cilit pritet t’i nënshtrohen 32 mijë nxënës të klasave të nënta në 100 qendra të testimit. Ndërkohë, ministri i Arsimit, Ramë Buja do të vizitojë nxënësit gjatë testimit në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Arbër Morina, shef i kabinetit të ministrit, Ramë Buja, ka deklaruar se deri më tani mesatarja e arritjes në test në të gjitha shkollat nuk ka tejkaluar 60 përqindëshin.

“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit pothuajse i kanë bërë të gjitha përgatitjet që testi i arritshmërisë të mbahet me 28 qershor, ku sipas statistikave, është një numër prej 32 mijë nxënës, të cilët do t’i nënshtrohen këtij testi, dhe ku janë të organizuara këta 32 mijë nxënës në 100 qendra të testimit. Testi është përkthyer në tri gjuhët, dhe ky test përfshinë katër fusha, nxënësit do t’i nënshtrohen në lëndën e gjuhës shqipe, gjuhës angleze, matematikës, historisë, gjeografisë, dhe në fushën e shkencave matematiko-natyrore, është lënda e fizikës dhe kimisë”, ka thënë Morina.

Sipas tij, testi do të fillojë në orën dhjetë, ndërsa me 8 korrik pritet të publikohen rezultatet dhe ankesat e nxënësve pranohen nga kjo datë deri më 12 korrik, raporton KP. Më 13 korrik pritet të shpallen rezultatet e ankesave. Ndërkaq prej 8 korrik shpallet konkursi për regjistrim në shkollën e mesme të lartë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.