Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Historia me Turqinë mbetet e pandryshuar

E Shtunë 29 Qershor 2013 11:24Ka kaluar pothuajse një vit qëkur shteti turk kërkoi fuqishëm ndryshimin e teksteve shkollore të historisë me arsyetimin se në to ka shprehje fyese në adresë të Perandorisë Osmane që sjellin një gjuhë të urrejtjes. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT), e cila doli publikisht pro kësaj kërkese dhe për ndryshimin e teksteve të historisë, nuk ka ecur shumë me procesin e ndryshimit të teksteve shkollore, shkruan “Zëri”. Tekstet me ndryshime nuk do të jenë gati në shtator. Madje, ribotimi i tyre do të bëhet po ashtu sikurse një vit më parë në prag të fillimit të vitit shkollor, me rekomandimet e autorëve të teksteve, siç ndodh zakonisht në këtë proces. Historianët e Kosovës, autorë të teksteve nuk janë thirrur për të diskutuar rreth këtyre shprehjeve. Ky proces, sipas njohësve të kësaj fushe dhe asaj të arsimit, po zvarritet me qëllim të mos i mbetet “hatri” Turqisë. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.