Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

MASHT dënon vrasjen e nxënësit në Mitrovicë

E Marte 28 Janar 2014 13:07

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dënon ashpër rastin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, me ç’rast nga plagët e shkaktuara me thikë në ambientet e shkollës, ka ndërruar jetë nxënësi i klasës së 13, A.S.

Ministri Buja, në emër të MAShT, i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen e djalit të tyre, ndërsa apelon te të gjitha institucionet, shoqëria civile dhe prindërit, që bashkërisht të punojmë edhe më shumë në ngritjen e vetëdijes për eliminimin e dukurive negative në shkolla.

“MAShT është duke punuar vazhdimisht përmes strategjive dhe aktiviteteve të ndryshme për parandalimin e dhunës në shkolla, por gjithsesi që kontributi i të gjithë akterëve tjerë është i domosdoshëm në mënyrë që të kemi shkolla të sigurta për fëmijët tanë”, thuhet në reagim. /Telegrafi

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.